KaloMireforum.tk
Përshëndetje Vizitor!

Join the forum, it's quick and easy

KaloMireforum.tk
Përshëndetje Vizitor!
KaloMireforum.tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sori, jeta pas Big Brother

Shko poshtë

Sori, jeta pas Big Brother Empty Sori, jeta pas Big Brother

Mesazh nga Bona Sat Nov 28, 2009 2:51 am

Ende vazhdon jehona e tij si fitues i Big Brother Albania 2. Me shkathtësinë dhe inteligjencën, prakticitetin dhe ndjeshmërinë si familjar, Qetsor Farunaj, ka dashur të jetë më shumë se kaq.
Aktualisht vazhdon studimet në vitin e parë për Shkenca Politike në qytetin e Vlorës. E frekuenton shkollën përditë, pavarësisht përkushtimit si baba i dy fëmijëve. Pjesa e parë e ditës është e mbushur me leksione, seminare, me takime dhe diskutime me pedagogë për degën që ai ka pasur pasion dhe që e vazhdon normalisht.
Por koha kalon shpejt. Ndërsa në prill në ambientet e shtëpisë së Big Brother ai mësoi se bashkëshortja, Liljana ishte shtatzëne, sot vogëlushen që prej verës ka ardhur në jetë, ai e mban në krahë. Thuhet se baballarët krijojnë më vajzat një lidhje hyjnore, këtë gjë na e vërteton edhe Sori.

“E ndiej shumë afër meje dhe është shumë i gjendur në familje. Pasdite më ndihmon me fëmijët”, shprehet bashkëshortja, Liljana.

Por Sori ka edhe një pikë të dobët që është djali i tij, Eri. Liljana thotë se Sori me të kalon një pjesë të mirë të kohës. Eri vazhdon të jetë për të ‘idhulli’ i deklaruar.

Jeta e çiftit nuk duket e zakonshme. Ata pohojnë se kanë kaluar një verë të nxehte dhe intensive duke shijuar frytet e famës. Liljanen kjo gjë nuk e shqetëson aspak.

“Ka pasur një ndryshim rrënjësor në jetën tonë për shkak të fansave që e takonin Sorin”, shton bashkëshortja e tij.

Ky ishte një fragment nga jeta e atyre që në një moment të jetës bëhen të famshëm dhe më pas luftojnë ta përballojnë ‘suksesin e përkohshëm’ me të mirat dhe të këqijat e tij.

I etur që në momentin e parë për të qenë fitues, Qetesor Ferunaj, që ndryshe e njohim si Sori, është shembulli më i mirë për të mos pasur frikë nga fama dhe për ta menaxhuar sa më mirë atë.
Bona
Bona
Webmaster

Numri i postimeve : 6
Points : 12
Join date : 07/09/2009
Age : 40

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi