KaloMireforum.tk
Përshëndetje Vizitor!

Join the forum, it's quick and easy

KaloMireforum.tk
Përshëndetje Vizitor!
KaloMireforum.tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mbipesha

Shko poshtë

Mbipesha Empty Mbipesha

Mesazh nga Ana Sun Sep 13, 2009 7:59 pm

Mbipesha e Madhe Trupore Shkurton Jeten


Ka kohe qe mbipesha trupore shikohet si e demshme per shendetin, por dy studime te
reja mjekesore arrijne ne perfundimin se mbipesha trupore luan rol edhe ne
pakesimin e viteve te jetes.
Shkencetare amerikane dhe holandeze njoftojne se mbipesha trupore shkurton
jetgjatesine. Per arritjen e ketij perfudnimi shkencetareve iu deshem disa vjet
studimi te hollesishem te ceshtjes.
Ekspertet prane universiteteve ne Birmingham te Alabames dhe Johns Hopkins ne
Maryland shqyrtuan te dhenat e grumbulluara prej vitesh nga sondazhet e agjencive
federale mbi shendetin mes dhjetra mijera njerezve.
Doktor David Allison prane universitetit te Alabames thote se synimi i studimit
ishte per te percaktuar ndikimin qe ka mbipesha ne jetegjatesine e njeriut.
Te dhenat e njoftuara ne revisten e shoqates amerikane te mjekesise tregojne se jeta
e personave me mbi peshe trupore mund te shkurtohet 20 vjet, nese mbipesha fillon
rreth moshes 20 vjecare.
Gjithashtu nje grua e re zezake me mbipeshe trupore mund te humbase 4 deri 5 vjet te
jetes se saj, ndersa nje grua e races se bardhe po me mbipeshe trupore mund te
humbase nga 5 deri 8 vjet. Gjendja keqesohet per burrat. Nje burre i races se bardhe
me mbi peshe te madhe trupore mund te jetoje 12 vjet me pak, ndersa nje i ri zezak
ne te njejtat kushte te mbi peshes trupore mund te jetoje 20 vjet me pak.
Edhe nje studim i shkencetareve holandez, botuar ne revisten amerikane, Analet e
Mjekesise arrin ne te njejtin perfundim pas shqyrtimit te te dhenave shendetsore te
rreth 3 mije e 300 personave te perfshire ne studimin 55 vjecar te institutit
Framingam ne shtetin Massachusets. Ne studim thuhet se ne pergjithesi, personat 40
vjecare me mbi peshe trupore jetojne 7 vjet me pak sesa personat te se njejtes moshe
por me peshe trupore normale.
Autoret e studimit thone se rastet e mbi peshes trupore jane me te perhapura ne
vendet e industrializuara dhe rekomandojne qe masat parandaluese dhe trajtimi i
ketij problemi te behet perparesi e institucioneve shendetsore.

[img][/img][img][/img]
Ana
Ana
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 6
Points : 20
Join date : 13/09/2009
Age : 31
Location Peja

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi