KaloMireforum.tk
Përshëndetje Vizitor!

Join the forum, it's quick and easy

KaloMireforum.tk
Përshëndetje Vizitor!
KaloMireforum.tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rushi kunder plakjes

Shko poshtë

Rushi kunder plakjes Empty Rushi kunder plakjes

Mesazh nga Mira Mon Sep 14, 2009 2:25 pm

Rushi kunder plakjes 72deet
I bukur për t’u parë dhe i shijshëm për t’u ngrënë, por edhe mik i shëndetit dhe bukurisë. Rrushi, fruti i shtatorit, fsheh virtytin e terapisë, një eliksir bukurie dhe qetësie, që të lejon të pastrohesh nga pasojat e verës. Çka nënkupton kohë të vështira për shprehjen e vjetër “një mollë në ditë e mban mjekun larg”.

Antioksidantët që ndodhen në lëngun e rrushit janë përfundimisht më aktivë dhe efikasë, me një të veçantë: të ndihmojnë edhe të humbasësh peshë. Vera dhe qendrat e terapisë me bazë rrushin duken një tendencë gjithnjë e në rritje.

Studimet më të fundit tregojnë se lëkura e një kokrre rrushi është si një farmaci e vogël, pasi ndihmon në problemet me zemrën apo nevropatinë, është aleate e kurave kundër plakjes dhe ndihmon në bukurinë e lëkurës dhe flokëve. Rrushi ka cilësi shumë të mira për organizmin tonë. Psh., prej tij mund të prodhohet një vaj që ndihmon në mbajtjen nën kontroll të kolesterolit në gjak. Por rrushi është i mirë edhe kur hahet i pashoqëruar, pasi në të ka sasi të mëdha glukozi, si dhe elemente energjike e ushqyese, dhe mbron aparatin ushqyes.

Ndër cilësitë e tij të shumta, rrushi ka edhe një efekt diuretik (urinimi) i nevojshëm për të sëmurët me zemër, si dhe pastron organizmin.

Pra, i hapet drita jeshile rrushit në tavolinë, si për fëmijët e “etur” për energji, edhe për të vjetrit që kanë një zemër të sëmurë. Dhe sidomos për të rriturit që kërkojnë ta ulin ritmin e kohës. Rrushi përmban një kompleks vitaminash (A, C, PP, B1, B2) dhe shumë kripëra minerale si sodiumi, kaliumi, kalçiumi, magnezi, jodi, fosfori, hekuri, fakt që çon në një veprim shumë të mirë mbi lëkurën dhe flokët, si dhe ndikon në efektet kundër plakjes.
Mira
Mira
Vip
Vip

Numri i postimeve : 406
Points : 677
Join date : 11/09/2009
Age : 35

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi