Një mollë në ditë nuk mjafton më”
KaloMireforum.tk :: SHKENCAT :: Mjekësi
Faqja 1 e 1
Një mollë në ditë nuk mjafton më”
Një mollë në ditë nuk mjafton më”
Dimë që ka veti freskuese dhe qetësuese, ndërsa është thesar i vërtetë proteinash, sasie të madhe uji, sheqernash të llojeve të ndryshme, kripërash minerale dhe vitaminash. Konsiderohet si fruti që u jep energji indeve dhe ndihmon për të mbajtur fizikun në formë të mirë,
pasi është shumë i pasur me fibra që mbajnë të ulët nivelin e kolesterolit në gjak. Është fruti më i dashur për diabetikët, ndërsa na
ndihmon të largojmë stresin kur jemi të lodhur. Parandalon sëmundjet kardiovaskulare dhe kancerin, falë prezencës së madhe
të antioksiduesve. Por "të mirat" e saj nuk mbarojnë këtu. Për shkak të cilësive pozitive, ka filluar të përdoret gjerësisht në produktet
kozmetike, duke garantuar vetëm kujdes dhe mbrojtje për lëkurën. Po ashtu siguron 20 për qind të fibrave për të cilat kemi nevojë çdo
ditë. Jo më kot thuhej: "Një mollë në ditë mban mjekun larg nesh". Por tani shprehja ka ndryshuar. Sipas një studimi anglez, sot duhen
të paktën 20 mollë në ditë për t'u dhënë vlerat e duhura ushqyese të rriturve dhe fëmijëve. Plot katër herë më shumë se sasia e
këshilluar nga dieta mesdhetare, e promovuar nga qeveritë për të luftuar obezitetin dhe sëmundjet kardiake, si pasojë e yndyrave të
larta, sheqernave dhe proteinave shtazore
Një shumëfishim i jashtëzakonshëm dhe i papritur, nga 5 në 20, që ka provokuar shumë
diskutime, polemika dhe dyshime. Në shumë vende evropiane, katër qytetarë në dhjetë të tillë nuk hanë asnjë frut ose perime në ditë, ndërsa
në dhjetë vitet e fundit konsumi i produkteve të tilla ka rënë me 20 për qind, duke e çuar shifrën në 359 kilogramë për familje brenda vitit.
Situata vazhdon të përkeqësohet, pasi sot dihet që njerëzit preferojnë më shumë çokollatat apo kekët në vend të frutave të freskëta pas
ngrënies. E njëjta gjë ndodh edhe me perimet, vendin e të cilave e kanë zënë produktet e konservuara. Në fakt, ai që dha alarmin në
Britaninë e Madhe, duke këshilluar një "overdozë" të tillë vitaminash, ishte dietologu i njohur Dale Pinnock, i cili tha nëpërmjet faqeve
të "Daily Express": "Rekomandimi për të ngrënë rreth 5 fruta dhe perime në ditë është dhënë 40 vjet më parë, kur terreni ishte më i pasur me
vitamina dhe minerale. Sot, për shkak të kultivimeve intensive dhe ndotjes së madhe të ambientit, frutat e freskëta dhe perimet nuk
përmbajnë më të njëjtën sasi substancash ushqyese si dikur. Për këtë arsye duhet rritur në mënyrë drastike konsumi". Pikërisht ky pohim
ka çuar në shpërthimin e replikave të ndryshme. Njerëzit që janë pro produkteve biologjike mbrojnë teorinë se toka e shfrytëzuar,
agjentët kimikë dhe klima e ndotur bëjnë që të prodhohen produkte me më pak vitamina, por ka edhe nga ata që e hedhin poshtë
këtë teori. "Këto pohime nuk bazohen në argumente shkencore dhe neve nuk na rezulton të ketë ndryshime të vlerave ushqyese të
produkteve, megjithatë çdo gjë duhet me karar, 20 porcione janë një çmenduri. Më mirë pak, por me cilësi, prodhime vendase dhe të sezonit",
thotë profesor Karlo Kanella, docent në universitetin "La Sapienza", si dhe president i institutit kombëtar për kërkimet mbi ushqimin dhe ushqyerjen në Itali. "Në shumë vende të Evropës do të ishte një mrekulli nëse do të arrinim t'i bënim fëmijët dhe të rriturit të hanin të paktën 5 porcione në ditë fruta dhe perime, që bëjnë pjesë te nevojat tona, në vend që të përqendrohen tek lëngjet artificiale të frutave apo te hamburgerët.
Po humbim traditat tona dhe kjo është e rrezikshme. Nga zhvillimi i fshatrave, kaluam tek ai industrial, për të mbërritur më pas
te globalizimi dhe rezultatet u panë në tavolinë dhe te mjeku", komenton ai. Dhjetë vjet më parë kanë qenë shumë të pakët në numër njerëzit
që nuk vendosnin kurrë në tavolina fruta dhe perime, ndërsa tani numri i tyre është shtuar ndjeshëm, me efektin e një numri të pakontrolluar
të obezitetit mes të rinjve, sidomos mes atyre më të prirur për pije të gazuara, ushqime të konservuara dhe patate të skuqura. "Pothuajse në të gjithë Evropën është bërë si rregull që nëpër shkolla të shpërndahen falas fruta, duke shpresuar që të ndryshojnë zakonet e vjetra që dëmtojnë shëndetin", thotë profesori që nuk harron të japë një këshillë: për të marrë vitalin e nevojshëm për trupin, gjatë ditës duhet të konsumojmë prodhime të sezonit, aq më mirë biologjike, ashtu siç bën sot një pjesë e mirë e popullsisë në botë. Sipas studimeve të shumta të kryera deri
më sot, përfundimisht janë konsideruar si ushqime shumë të shëndetshme dhe me veti mbrojtëse në organizëm: lakra, domatja, brokoli, kungulli, fasulja jeshile, karota, jeshillëqet, agrumet, hudhra, qepa, selinoja, bizelja, speci, patatja, sallatori, majdanozi dhe erëzat e aromatiket.
Pastaj fasulja, manaferra, veza, pjepri, shalqiri, boronica, gështenja dhe portokalli. Dhe për të përfunduar: çaji, kosi, frutat e detit, molusqet,
peshqit dhe vaji i ullirit. Harta e shëndetit Grupi i bardhë: në këtë grup bëjnë pjesë hudhrat, qepët, kopra, lakrat, kërpudhat, qepujkat, mollët
dhe dardhat, që përmbajnë kuercetinë, antioksidues të fuqishëm, vitamina dhe kripëra minerale. Kanë veti antioksiduese. Grupi blu në lejla: këtu
bëjnë pjesë patëllxhanët, radhiqet, fiqtë, frutat e pyllit, kumbullat, rrushi i zi, që përmbajnë substanca të rëndësishme për shikimin, strukturën
e kapilarëve të gjakut dhe funksionin urinar. Grupi e verdhë në portokalli: bëjnë pjesë karotat, specat, kungujt, kajsitë, portokajtë,
hurmat, limonët, mandarinat, pjeprat, nespullat, pjeshkat, qitrot, që përmbajnë beta-karoten, flavonoide, vitaminë C. Kanë veti antioksiduese.
Vitamina C ndërhyn në biosintezën e kolagjenit. Grupi jeshil: këtu bëjnë pjesë borziloku, karçofi, kungujt e vegjël, ullinjtë, kivit, rrushi, majdanozi,
spinaqi, sallatat jeshile, çikoret, kastravecët, brokolit, hithrat, që përmbajnë klorofil dhe karotenoidë. Ndihmojnë në parandalimin e disa llojeve të kancerit, në punën e zemrës dhe sistemit nervor, si dhe në thithjen e kalciumit, fosforit, kaliumit dhe natriumit. Grupi i kuq: këtu përfshihen
domatet, portokajtë e kuq, qershitë, luleshtrydhet, rrepat, panxharët, shalqinjtë. Përmbajnë një sasi shumë të madhe antioksiduesish.
Domatet janë burimi më i rëndësishëm i likopenit, që parandalon shumë lloje sëmundjesh, mes të cilave edhe kancerin e prostatës te meshkujt.
Mira- Vip
- Numri i postimeve : 406
Points : 677
Join date : 11/09/2009
Age : 35
Similar topics
» Nje dite.
» Dite vjeshte...... dhimbja ime !
» Edhe nje dite e vetmuar
» Ramadan Krasniqi-Nje Dite kur do te vdesim
» Dite vjeshte...... dhimbja ime !
» Edhe nje dite e vetmuar
» Ramadan Krasniqi-Nje Dite kur do te vdesim
KaloMireforum.tk :: SHKENCAT :: Mjekësi
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi