Katari do të njohë Kosovën shumë shpejt
Faqja 1 e 1
Katari do të njohë Kosovën shumë shpejt
Presidenti Fatmir Sejdiu, është takuar të mërkurën me emirin e Katarit, Sheikh Hamad Bin Khalifa Al Thani, të cilin e informoi për zhvillimet e dukshme pas pavarësisë së Kosovës, duke përfshirë edhe themelimin dhe funksionalizimin e institucioneve shtetërore të Republikës.
Ai gjithashtu e falënderoi emirin Al Thani për mbështetjen që shteti i Katarit i ka dhënë Republikës së Kosovës, sidomos në diskutimet në Këshillin e Sigurimit të OKB së, si dhe kërkoi që shteti i Katarit ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.
Sejdiu e njoftoi emirin Al Thani edhe për vizionin e Kosovës për një të ardhme euroatlantike, duke mbajtur tragjeditë e kaluara vetëm si pjesë e memories.
Emiri Al Thani premtoi që shteti i tij do të bëjë çdo gjë që është e mundur që njohja e Republikës së Kosovës të realizohet sa më parë, thuhet në një komunikatë të Presidencës.
Daki- Numri i postimeve : 2
Points : 6
Join date : 21/09/2009
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi