Sejdiu falënderon Obama-n
Faqja 1 e 1
Sejdiu falënderon Obama-n
Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu ka zhvilluar të mërkurën një takim të shkurtër me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, në një pritje të organizuar nga presidenti i SHBA-ve.
Presidenti Sejdiu e ka falënderuar presidentin Obama për mbështetjen e deritashme që SHBA i kanë dhënë dhe po i japin Kosovës, si dhe shprehu besimin se marrëdhëniet e veçanta mes Republikës së Kosovës dhe SHBA-ve do të forcohen edhe më tutje, thuhet në një njoftim të Presidencës së Kosovës.
Sejdiu gjithashtu u takua edhe me James Jones, këshilltar i presidentit Obama për Siguri Kombëtare, si dhe me përfaqësues të lartë të Departamentit të Shtetit, ndër të cilët edhe ndihmës-sekretari i shtetit për Evropë, Phillip Gordon.
Gjatë kësaj pritjeje, siç njofton në komunikatë, presidenti Sejdiu pati biseda të frytshme edhe me shumë burrështetas të tjerë, ndër të cilët edhe me kryeministrin e Spanjës, presidentin e Qipros, kryeministrin e Nepalit, kryeministrin
e Grenadës, zëvendëskryeministrin e Xhamajkës, ministrin e Jashtëm të Portugalisë, kryeministrin e Malit të Zi, presidentin e Maqedonisë dhe kryeministrin e Turqisë.
Në vijim të vizitës në SHBA, presidenti Sejdiu do të vazhdojë takimet bilaterale me burrështetas të tjerë të cilët marrin pjesë në Asamblesë Përgjithshme të OKB-së.
Sejdiu mbajti fjalë rasti në Pritjen Vjetore të Liderëve Ballkanikë
Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, në kuadër të aktiviteteve gjatë vizitës së Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka mbajtur një fjalë rasti në Pritjen Vjetore të Liderëve Ballkanikë, të organizuar nga Rutgers Institute.
Të pranishëm në takim ishin Ekmeleddin Ihsanoglu, sekretar i Përgjithshëm i Organizatës së Konferencës Islamike, Ilir Meta, ministër i Jashtëm i Shqipërisë, Stjepan Mesiq, president i Kroacisë, Haris Silajxhiq, anëtar i presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Ahmet Davutoğlu, minister i Jashtëm i Turqisë e liderë të tjerë.
Sejdiu foli para liderëve ballkanikë në Rutgers Institute për zhvillimet dhe të arriturat e rëndësishme në vendin tonë pas pavarësimit të Republikës së Kosovës. Ai vuri theksin në përpjekjet e rëndësishme që po i bëjnë liderët dhe institucionet e Republikës së Kosovës për të siguruar sa më shumë njohje për shtetin e ri, anëtarësimin në shumë institucione të rëndësishme dhe synimin për anëtarësim në sa më shumë institucione të rëndësishme ndërkombëtare.
Presidenti Sejdiu gjithashtu theksoi rëndësinë e qasjes paqësore dhe integruese të të gjitha shteteve të Ballkanit. Në këtë kontekst ai përmendi edhe rëndësinë e madhe që ka bashkëpunimi rajonal, si një kusht shumë i rëndësishëm për stabilitet në rajon dhe për ecje të përbashkët drejt integrimeve në institucionet euroatlantike.
Gjithashtu, nisur nga shembulli i Republikës së Kosovës, Sejdiu ka theksuar si një faktor shumë të rëndësishëm të stabilitetit dhe prosperimit të rajonit respektimin e komuniteteve pakicë në çdo shtet ballkanik.
Daki- Numri i postimeve : 2
Points : 6
Join date : 21/09/2009
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi