KaloMireforum.tk
Përshëndetje Vizitor!

Join the forum, it's quick and easy

KaloMireforum.tk
Përshëndetje Vizitor!
KaloMireforum.tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ç’është dashuria ?!

Shko poshtë

Ç’është dashuria ?! Empty Ç’është dashuria ?!

Mesazh nga Mira Tue Sep 22, 2009 8:45 am

Ç’është dashuria ?!

Dashuria eshte nje motiv i shpreses, ne te kundert do te ishte nje jete boshe.
Dashuria ka forcen te na bashkoje pa i mohuar tjetrit dinjitetin e tij, unin e tij.
Vetem dashuria nuk ushtron nje ndjenje xhelozie, as tek njerezit, as te kombet.
Vetem dashuria eshte e afte te mos e ndaje njerezimin as nga ideologjia, as nga raca.
Vetem dashuria mund te na jape energjite e pashtershme, te nevojshme per te zhdukur urine dhe deshperimin.

Ne
ditet e sotme ai qe dashuron na ngjall menjehere dyshime dhe, ose e
marrim per te lehte ose te pavlershem, ose e quajme te pasinqerte. Jemi
te sigurte se askush nuk mundet te dashuroje me te vertete dike tjeter
pa pasur qellime te tjera. Vlerat e dashurise, si butesia,
pergjegjshmeria, interesimi, fisnikeria dhe besimi jane syrgjynosur ne
breterine e banalitetit dhe nuk perfillen.

“Duajeni
njeri-tjetrin”. Keto fjale jane thene me se dy mije vjet me pare. Me
gjithe fuqine qe permban ky mesazhi Bibles, shume prej nesh nuk e kane
vleresuar gjate gjithe ketyre viteve.

Flitet shume, por shume
pak presin qe dikush ta vere vertet ne praktike. Ja kemi lene
shenjtoreve dhe te çmendurve. Nese nuk do te duam njeri-tjetrin, do te
vdesim thote dikush…

Shoqeria moderne eshte indiferente ndaj
thirrjes per dashuri. Qesh me idene se bota do te mund te jetonte si
teresi, pa kercenimin e nje holokausti dhe pa garen e armatimeve, por
me nje respekt te thelle per vet jeten.Te shumte jane ata te cilet
mendojne se kemi arritur ne nje pike te pakthyeshme te historise sone.
Por nje gje eshte e sigurte. Metodat e zakonshme per venien e paqes dhe
per ta kuptuar boten tone , fatkeqesisht kane falimentuar.

Sa me
shume veshtrojme perreth, aq me shume gjejme urrejtje, dhune,
paragjykim dhe perbuzje per jeten. Degjojme lajmet dhe lexojme artikujt
qe na japin statistika per te vdekurit ne lufte, per urine, per femijet
e shfrytezuar dhe te sakrifikuar, per perçmimin ndaj dinjitetit
njerezor dhe te drejtat e njeriut. Dhe gjithçka, me te njejtin shpirt,
shkruhet edhe ne nje artikull per kampionatin e futbollit. Gjithmone e
me shume jemi te kufizuar nga nje spekter i tere, se forcat njerezore
jane shpenzuar kot.

E megjithate vazhdojme te luajme rolin e
nje te verberi e te mos vlersojme alternativen e mundshme te dashurise.
Shume njerez nuk do te mund te gjykonin se dashuria ka ate force per te
mbajtur ne kembe shumicen e marredhenieve familjare me te ngushta, dhe,
duke shkuar me tej zemra nuk do t’i qendronte shtrengimit. Prandaj
eshte thjesht qesharake, qe dikush mund te besoje ne fuqine e dashurise
per te zgjidhur problemet nderkombetare.

Dashuria universale jo
vetem qe eshte e mundshme, por eshte edhe forma me e plote, gje per te
cilen jemi te afte si qenie njerezore.

Por dashuria mund te jete
e vlefshme vetem kur heqim dore nga parametrat e vjeteruar mendore, te
cilet vazhdojne te na paralizojne. Duhet t’i sfidojme keto sofistike qe
e gjykojne çdo gje romantike si absurditet, banalitet idealist, si jo
shekcore e anti-intelektuale. Eshte e nevojshme qe ne jeten tone te
pranojme dashurine si forcen me te madhe universale per bashkimin dhe
miresine, te pranueshme nga te gjithe ata qe me te vertete e
deshirojne.Vetem atehere do te zbulojme se dashuria, plotesisht e
realizuar, ka fuqine te shmange ato gjera te pavlera qe na ndajne, se
armiku yne ka edhe ai nje fytyre dhe nje zemer. Dhe pikerisht kjo eshte
pika ne te cilen gjithçka behet e mundshme.

Dashuria eshte e madherishme si vete jeta dhe kur duam ti japim nje perkufizim, shpesh perfundojme duke i vene kufizime.

Sipas
nje percaktimi te Finck, “ Dashuria eshte shpesh nje teresi paradoksesh
dhe ekziston ne forma aq te shumllojshme sa qe pothuaj çdo percaktim ka
te ngjare te mos jete korrekt apo pse jo edhe i papelqyeshem”.

Ka
ekzistuar nje opinion sipas te cilit dashuria eshte nje subjekt i
kufizuar e jo shkencor me te cilin duhet te merren vetem poet e autore
kengesh. Mendohej se ajo nuk vrojtohej dot shkencerisht dhe kjo
perbente vertet nje veshtiresi metodologjike per studiusit. Por
psikologet mendojne se çdo sjellje njerezore, perfshire edhe dashurine
romantike, perbejne tema studimi te psikologjise, meqenese dashuria
ndikon ne jeten sociale te njeriut, ne marredheniet intime, ne
martesen, divorcin etj.

Ky fenomen eshte mjaft i perhapur per
njerezit. Jungu besonte shume te dashuria eksplozive aq sa ndertoi nje
teori te shpjegimit te dashurise me shikim te pare.

Çdo premtim
i shpirtit ka çdo here plotesime te panumerta. Natyra, e
papermbajtshme, e rrjedhshme, parashikuese, ne ndjenjen e pare te
miresise paraprin nje dashamiresi, e cila do te humbase te gjithe
cilesite e veta ne driten e saj te pergjithshme. Paraqitja e kesaj
lumturie eshte nje lidhje private dhe e bute e dikujt me dike, qe eshte
magjia e jetes njerezore, qe, si nje egersi hyjnore dhe entuziazem,
mberthen njeriun dhe ben nje revolucion ne mendjen dhe trupin e tij, e
bashkon me racen e tij, e ben te zotohet ndaj lidhjeve shtepiake dhe
qytetare, e çon me me shume simpati ne natyre, rrit fuqine e shqisave,
i hap imagjinaten, i shton karakterit te tij atribute heroike dhe te
shenjta, vendos martesen dhe i jep qendrueshmeri shoqerise njerezore.

“Dashuria
eshte e durueshme dhe e sjellshme, dashuria nuk eshte xheloze as
mendjemadhe, as krenare, as egoiste, as zemerake;dashuria nuk llogarit
gabimet; dashuria nuk kenaqet nga e keqja por kenaqet nga e verteta.
Dashuria nuk heq dore kurre: besimi, shpresa, durimi jane te
pashtershme. Dashuria eshte e perjetshme… Eshte besimi, shpresa dhe
dashuria; por nga keto te treja, me e madherishme eshte dashuria.
Mira
Mira
Vip
Vip

Numri i postimeve : 406
Points : 677
Join date : 11/09/2009
Age : 35

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi