KaloMireforum.tk
Përshëndetje Vizitor!

Join the forum, it's quick and easy

KaloMireforum.tk
Përshëndetje Vizitor!
KaloMireforum.tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Një çastë malli ...

Shko poshtë

Një çastë malli ... Empty Një çastë malli ...

Mesazh nga Mira Tue Sep 22, 2009 8:35 am

Një çastë malli ...Sa shumë mall, sa dëshpërim, sa vuajtje, sa shumë dashuri ndjej për ty
sonte, në këtë natë e dashura ime. Sonte ëndërrat dhe kujtimet per ty i
kam këtu grumbulluar në shpirtin tim në zemren time të perlotur. Më
beso ndihem i vetem në këtë botë të madhe i humbur si një i huaj, ku në
errësiren i harruar dhe i hidhur në nje qoshe pa skaj. Mes ëndrrash që
dikur i pata, që jeta m'i ka ofruar njëher kur isha me ty, e ndjej
veten të dëshiruar për pak qaste, e për pak ngrotësi, e për shumë
dashuri, tani në zemren time mbretëron acari që më ngriu zemren, e bëri
akullë! Sonte shoh një dorë që s'më bindet, shoh dy sy që të kerkojn,
ty e dashura ime dhe ndjej një zemër që ndoshta s'më përket mua, ndjej
dashuri që më përbin krejt trupin dhe pastaj shpirtin, mendimin,
gjakun, nervat dhe çdo qelizë të qenies time. Ti ndoshta imagjinon çdo
të thot të duash dikend në heshtje, në këtë largësi të mallkuar, të
mendosh dhe të kalosh ditët përgjysëm.

Të jetosh çdo çast kur një pjesë e qenies tënde jeton larg dhe aq më
keq kur e di që s'të përket aspak. E ç'rëndësi ka për mua, veç
ekzistencës tënde. Vetem njëher të jem me ty të qendroja një minutë,
atëher e kisha lutur zotin që të vjenë dhe le të më merr në atë botën
tjeter sepse asaj bote i takoj pa ty !!!!

Eh, sa e sa orë e ditë më ikin duke të menduar ty, netëve përpilitem
dhe ndjej shtërngimin në zemër lotët më rrjedhin pa pushim deri sa bien
rrezet e diellit mbi dritaret e dhomes sime, atëher lotët teren nga
ngrohtesia e rrezeve mbi fytyren time. Fytyra jote trazon çdo gjë në
shpirtin tim, më ngacmon fantazinë. Ngado që po i hedhi syt më duket se
të shoh, shoh atë buzëqeshjen tënde magjepsëse ato buzë të ëmbla, ata
sy të shkruar. Ngado që e hedh dorën të parfytyroj se të prek. I prek
ato flokë tua të gjata, atë trup të bukur mendoj se jam i ulur mbi
prehërin tënd dhe ngadalë më perkëdhel. Ç'ti bëj tani shpirtit që të do
pranë dhe s'të ka... ohhhh ZOT SI NUK ERDHE TË MA MARRESH KËTË SHPIRT
QË TË MOS VUAJ MË Ç'ti bëj zemrës që brenda saj qëndron vetëm ti? Ti që
je e vetmja rrënjë e mbijetesës së saj! Ç'ti bëj syve që ndjejnë mall e
duan të t'shohin dhe derdhin vetëm lot pa ndalë! Ç'ti bëj vetes sime që
është dashuruar marrëzist pas teje? Jam unë që të thërras me zë te
shurdhër dhe vuaj brenda vetes këtë dashuri. TË DUA me shpirt.

I dashuruar si sot do të mbetem pas teje përgjithmonë. Dhe nëse kam
lënë diçka tek ti, një ndjenjë të vogel dashurie apo respekti, të lutem
mbroje, mos e fshij nga kujtesa jote. Unë do të dua deri në përjetësi
vetëm ty dhe këtë fjalë do ta mbylli brenda në shpirtin dhe kurrë s'do
ta tradhëtoj veten time. Nësë do të më marr malli për ty do ta gjej, ta
shuaj në skutat e kujtimeve të mija që i ruaj të pastra.
Mira
Mira
Vip
Vip

Numri i postimeve : 406
Points : 677
Join date : 11/09/2009
Age : 35

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi