KaloMireforum.tk
Përshëndetje Vizitor!

Join the forum, it's quick and easy

KaloMireforum.tk
Përshëndetje Vizitor!
KaloMireforum.tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjithqka bej per Ty.....

Shko poshtë

Gjithqka bej per Ty..... Empty Gjithqka bej per Ty.....

Mesazh nga Mira Tue Sep 22, 2009 8:34 am

Gjithqka bej per Ty.....E ulur prane nje stacioni metroje duke pritur metrone e rradhes ku
dritat e nje kulle mbiquajtur Eiffel te verbojne,rri e mendoj,cfare bej
une ketu?Mijera kilometra me ndajne nga ty.Edhe pse jam ne qytetin e te
dashuruarve heh e kote dashuria ime nuk eshte ketu.Dashuria ime se
ciles i falem gjithcka ndodhet 1600 km larg,atje atje ku kemi bere
gjithcka atje ku jemi puthur nen kenget e zogjve,ku kemi ecur per dore
me ore te tera ku jemi shtrire ne barin e njome te parqeve,atje eshte
dashuria ime.Asgje sme hyn ne sy nga ky Paris asgje sepse Parisi im je
ti gjithcka qe kam je ti.Me kujtohen oret qe flisnim ne telefon pa
mbarim dhe pa u merzitur kurre.Me kujtohen te shtunat ne vendin e
takimit te perhershem.Ehhh si eshte jeta o zemer te merr te flak tej te
godet me nje shuplake dhe te thote rri urte aty.Por jo un smund te rri
urte,sepse shume pak njerez e dijne qellimin e tyre ne jete dhe nder
ato te pakte bej pjese dhe une.Nese askush nuk e di pse lind,un e
mesove sepse kam lindur per ty dhe fati im je ti.Dua te jem aty kur ti
te ftohesh pak e te jem une qe te pergatis cajin e ngrohte,dua te jem
aty e te te shtrengoj doren kur ti te nxjerresh ne jete engjellin
tone,dua te jem aty kur ti te lodhesh nga femijet tane e une te te them
shpirt shplodhu pak se merrem une,eh dua te jem aty cdo mengjes kur ti
hap syte dhe cdo mbremje kur ti i mbyll,dua te jem aty kur te merzitesh
nuk e di per cfare e te me nxjerresh te gjithe nervat qe ke e une sdo
merzitem sepse e di qe me do dhe e di qe pas pak do te me shtrengosh e
do te me puthesh,dua te jem aty kur te te zere shiu ne udhe e une te
vij te te marr ne cadren time,dua te jem aty e te te mbuloj kur te
zbulohesh pak,dua te jem aty kur te shohesh nje enderr te keqe e te me
hudhesh ne krahe sepse e di qe ne krahet e mi ti gjen sherim.Eh pra o
Megi im dua te jem aty vetem per ty sepse tashme askush nuk ekziston
per mua.Dua qe te ngelet dicka e jona ne ate vend aty ku u ulem per
here te pare e u pame fort ne sy e pa fjale nisem te putheshim e i
shprehem dashurine njeri tjetrit,aty pas 5000 vjetesh dua qe njerezit
te thone ne kete vend jane puthur Serxhio & Megi te vetmit qe
gjeten dashurine e vertete.Dua te te shoh flokun tend duke u thinjur e
jo nga prishja e bojes por nga plakja e moshes,e di qe nuk eshte e
bukur plakja por nje dite te gjithe do te kalojme,por rendesi ka si do
te kalojme.Edhe pse i plakur me aq force sa te me ngeli do te perqafoj
e do te te them te dua dhe pse mund te vuaj nga mijera semundje thjesht
kur te te them te dua gjithcka me rigjenerohet.E keto sy qe te pane
pergjithe jeten ne oren e fundit te jetes time dua qe te vazhdojne
serisht te te shohin,sepse nese nuk arrita te te shoh kur linda dua te
te shoh deri ne vdekje dua te jesh aty e te me shtrengosh doren e pas
shume vitesh bashke te me thuash te dua o serxhio si diten pare,sepse
nuk ka rendesi mosha,dashuria nuk plaket kurre.Dhe gjithcka le te
shuhet sepse nuk kam frike nga vdekja nese ti do jesh aty.Me fal nese
te kam trishtuar me keto fjale,me fal nese ke filluar te prekesh pak
nuk eshte ne qellimin tim,por keto fjale nuk ti ka shkruar dora ime por
zemra ime.Tani metroja po afron e sme ngelet gje tjeter vetem te te
them te dua.Ah se harrova keto rreshtat qe nuk duken mire me fal por
letra mu lag nga lotet dhe e zbehu pak bojen e ketij stilolapsi,por nuk
do zbehi kurre dashurine time.Me lot ne sy e zemer pergjysme te them Te
dua me shume se jeten dhe gjithcka qe bej e bej per ty...

Mira
Mira
Vip
Vip

Numri i postimeve : 406
Points : 677
Join date : 11/09/2009
Age : 35

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi