KaloMireforum.tk
Përshëndetje Vizitor!

Join the forum, it's quick and easy

KaloMireforum.tk
Përshëndetje Vizitor!
KaloMireforum.tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjestet flasin per ndjenjat dhe mendimet e mashkujve

Shko poshtë

Gjestet flasin per ndjenjat dhe mendimet e mashkujve Empty Gjestet flasin per ndjenjat dhe mendimet e mashkujve

Mesazh nga Mira Tue Sep 22, 2009 8:25 am

Gjestet flasin per ndjenjat dhe mendimet e mashkujve

Gjestet shpeshherë zbulojnë mendimet që
nuk shprehen me fjalë, prandaj në vazhdim do të gjeni tetë nga gjestet
kryesore që shfaqin ndjenjat dhe mendimet e meshkujve.
1. Gjatë
takimeve me njerëz që u pëlqejnë apo nuk u pëlqejnë, meshkujt
instinktivisht ngrenë ose mbledhin vetullat. Në rast se njeriu që
takojnë u duket interesant, simpatik, ata i ngrenë paksa vetullat,
ndërsa në të kundërtën, i mbledhin duke krijuar rrudha të lehta në
ballë.
2. Kur një burrë, pasi takohet me dikë, e mban gojën të hapur paksa, bashkëbiseduesi/ja paraqet interes për të.

3.
Nëse ka interes apo jo për dikë, kjo duket qartë në fytyrën e
mashkullit. Veç dy shenjave të sipërpërmendura, ai do të buzëqeshë dhe
sytë e tij do të rrezatojnë.
4. Nëse mashkullit i pëlqen një femër,
ai fare instinktivisht do të shkojë dorën mbi flokë, madje e përsërit
këtë gjest disa here.

5. Në rast se një femër nis të flasë dhe
mashkulli e dëgjon me vetulla paksa të ngritura, ky gjest tregon se
atij i pëlqen ajo femër. Në rast se mashkulli shikon “normalisht”, nuk
i lëviz fare vetullat, vështrimi është disi indiferent, kjo do të thotë
se atij nuk i pëlqen as ti, as ajo çka i thua.

6. Në rast se
jeni ulur dhe mashkulli papritmas fillon të rregullojë çorapet e veta,
kjo do të thotë se ai është mjaft i emocionuar e dëshiron të duket sa
më i mirë para teje. Dhe kjo, sepse ti atij i pëlqen..

7. Në
rast se një mashkull e lëviz vështrimin, si i thonë, nga koka te këmbët
dhe kundron figurën tënde, kjo do të thotë se ti i pëlqen, se ai e ka
vlerësuar figurën tënde dhe shikon te ti një partner të mundshëm
seksual.

8. Në rast se një mashkull fillon të lavdërohet për
“meritat” e tij, për aftësitë e tij, pamjen e tij të jashtme, edhe pse
hera-herës mund të duket qesharak, kjo do të thotë se ai dëshiron të
tregohet i denjë për ty, të “thotë” se është i bukur e i aftë dhe të
përshtatet… Pra, ti atij i pëlqen.
Mira
Mira
Vip
Vip

Numri i postimeve : 406
Points : 677
Join date : 11/09/2009
Age : 35

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi