KaloMireforum.tk
Përshëndetje Vizitor!

Join the forum, it's quick and easy

KaloMireforum.tk
Përshëndetje Vizitor!
KaloMireforum.tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjashtë këshilla për të gjetur shpirtin binjak!

Shko poshtë

Gjashtë këshilla për të gjetur shpirtin binjak! Empty Gjashtë këshilla për të gjetur shpirtin binjak!

Mesazh nga Mira Tue Sep 22, 2009 8:23 am

Gjashtë këshilla për të gjetur shpirtin binjak!Nga ekspertët e filozofisë orientale
vijnë edhe gjashtë këshilla për të gjetur rrugën e duhur në kërkim të
shpirtit binjak. Në përfundim të ditës keni menduar ndonjëherë për
mënyrën se si zhvisheni? Se si i vendosni këpucët apo rrobat? Sipas
principeve të filozofisë orientale Zen çdo gjë lidhet me mënyrën e
thjesht se si silleni çdo çast të ditës, këto gjëra reflektojnë mbi
veten tonë. Jeni të lodhur nga situata jote prej beqari apo nuk doni më
të përballoni të njëjtat çështje të jetës suaj sentimentale? Ndoshta
është koha të mësoni artin e të rënit në dashuri dhe sekretet e tij.

1. Keni parë me vëmendje rreth vetes

Është
i njohur fakti se pjesën më të madhe të ditës harxhojnë kohën duke
kërkuar personin e zemrës kudo. Vështroni përreth dhe personat që të
qëndrojnë afër në jetën e përditshme. Një shok, një koleg mund të jetë
një nga adhuruesit e tu dhe ti e ke përjashtuar nga të qenit partner.
Duhet t'i shihni gjërat me një këndvështrim tjetër dhe të dashurin mund
ta gjeni shumë afër vetes.

2. Në dashuri duhet të jeni vetvetja

Shumë
persona ankohen se nuk i do njeri. Arsyeja është e thjeshtë, janë të
zëna duke recituar një rol, aq sa të tjerët nuk arrijnë t'i njohin në
të vërtetë. Duhet të jeni të lirshëm dhe vetvetja në marrëdhënien që
doni të nisni. Pos merrni një rol që nuk është juaji. Lëreni veten të
lirshme pasi autenticiteti ju bën të çmuar.

3. Partnerin lëreni të jetë "beqar"

Një nga pengesat kryesore në dashuri është tendenca për të
"mbajtur"
partnerin. Partnerët prangosen me njëri-tjetrin duke mos e lënë
dashurinë e tyre të rritet lirshëm dhe natyrshëm. Nëse dikur bëhet
pjesë e jetës tënde, jepi hapësirë dhe lëre të lirë. Duhet të jeni të
lumtur për çdo gjë që të dhuron, edhe nëse është pak. Nëse preferon të
dalë për një kohë jashtë skene jepi mundësinë ta bëjë, pa qenë shumë
posesiv.


4. Eliminoni mendjen

Ka
njerëz që mendojnë se dashuria është e pamundur të kënaqë të gjitha
aspektet. E keni pyetur veten se cilat janë "gjërat e duhura" për
dashurinë. Bëni një listë të tillë dhe, pasi ta lexoni do të vëreni se
jeni kthyer në një njeri që vetëm kërkon të marrë. Ndaj mundohuni ta
lëshoni veten. Të paktën një ditë provoni të hiqni dorë nga kërkesat e
tua dhe shikoni se sa mirë jeni pa to. Duke vepruar në të njëjtën
mënyrë për disa ditë me radhë do të vini re se gjërat që i keni
konsideruar si shumë të rëndësishme nuk janë aspak ashtu dhe se mund të
jetoni shumë mirë pa të. Kështu do t'i jepni më shumë hapësirë vetes
dhe partnerit tuaj, pa qenë shumë tendencioz.

5. Zbulo zemërgjerësinë tënde


japësh dhe të marrësh është një pikë e fortë e çdo lidhjeje. Kur bie në
dashuri, kjo nuk është aspak problem. Jemi të lumtur kur dhurojmë
spontanisht dhe çdo gjë. Mundohuni t'i dhuroni diçka që ta ndryshojë
rrjedhën e ditës suaj të zakonshme, për ta kthyer atë në një ditë të
veçantë. Përdorni fantazinë tuaj për të bërë çdo ditë unike dhe të
vetme. Edhe nëse nuk merrni ndonjë gjë në shkëmbim. Do të ndjeheni të
lumtur qoftë edhe nëse merrni një buzëqeshje apo një puthje të ngrohtë
si shkëmbim të dhuratës suaj. Por ju duhet të jeni të ndërgjegjësuar
se, kur jepni diçka të mos merrni asgjë në këmbim, qoftë edhe
buzëqeshjen apo një faleminderit. Jepni thjesht për kënaqësi, pa
kërkuar gjë në këmbim.

6. Mëso të jesh shoqe

Shumë
gra ankohen se janë vetëm, edhe kur kanë në krah një partner. Kjo ndodh
për faktin e thjeshtë se nuk janë shoqe të vetes së tyre. Kushtojini
kohë vëzhgimit të vetes tënde. Prano gjithçka të personalitetit tënd
dhe mos e gjyko më veten. Mundohu të shohësh çfarë ndodh brenda teje.
Duke mos qenë të rreptë me veten, arrijmë të kuptojmë se të tjerët të
duan për faktin e thjeshtë se si jeni realisht. Duke vlerësuar veten,
do të arrini të vlerësoni edhe të tjerët.
Mira
Mira
Vip
Vip

Numri i postimeve : 406
Points : 677
Join date : 11/09/2009
Age : 35

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi