Gjebrea paralajmëron një festival që do të mbahet mend
Faqja 1 e 1

Ndryshe nga herët e tjera, kësaj radhe unë kam qenë vetë në fazën e parë të seleksionimit të prurjeve, bashkë me komisionin seleksionues. Duhet të them se ka një prurje dhe cilësi të tillë, të denjë për një jubile, siç ishte festivali i dhjetë. Por, ky besoj se do të jetë një festival që do të mbahet mend, si festivali i 11-të në RTSH, veçse këtu nuk do të këtë humbës, por vetëm të fituar- tha bashkëproducenti i Festivalit "Kënga Magjike", Ardit Gjebrea për shtojcën "Summer Time".
Sipas tij, skenografia do t’i besohet sërish Gaetano Castellit, skenografit të 16-të festivaleve të Sanremo-s, ndërsa me ndriçimin do të merret Franco Ferrari.
Vlen të përmendet se këtë vit “Kënga Magjike” do të jetë festivali më i shikuar në televizionet e shqiptarëve, duke qenë se do të transmetohet nga TV Klan, STV, TV Klan Kosova, RTV21-Kosovë, Alsat-Maqedoni dhe MTV Balkanica- Bullgari.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi