KaloMireforum.tk
Përshëndetje Vizitor!

Join the forum, it's quick and easy

KaloMireforum.tk
Përshëndetje Vizitor!
KaloMireforum.tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Muaji i bamirësisë

Shko poshtë

Muaji i bamirësisë Empty Muaji i bamirësisë

Mesazh nga Webmaster Tue Sep 15, 2009 10:10 pm

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit


Falënderimi i takon Allahut të vetëm, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi profetin pas të cilit s’ka më profet, mbi profetin tonë Muhamed, mbi familjen dhe të gjithë shokët e tij.

Nga pamjet më madhështore që bart Ramazani për këtë umet –muslimanët-, është ndjenja e dhimbjes dhe e etjes të cilën e shijon agjëruesi kur shikon ujin dhe ushqimin pranë vetes së tij, megjithatë ai e shikon si gjënë më të largët deri në përëndimin e diellit, duke përmbushur kështu adhurimin e Allahut.


Në këtë gjendje muslimani, përjeton ato momente të cilat i përjeton çdo i varfër, çdo vejushë apo jetim, të cilët ne mund t’i shohim duke përjetuar forma dhe lloje të ndryshme të urisë dhe skamjes që vinë si shkak i varfërisë e cila i ka zënë e i ka goditur.

Ne sot kemi nevojë më tepër se kurrë t’i përgjigjemi këtyre ndjenjave, t’u japim për të pirë të eturve dhe të ushqejmë të pangrënët.

Ka qenë sjellje e Profetit alejhi selam që të mos e refuzonte atë që kërkonte dhe ishte në nevojë, madje kur vinte Ramazani ai stolisej edhe më shumë me këtë cilësi, ndaj ka ardhur në dy librat e saktë nga Ibnu Abasi se Profeti salallahu alejhi ue selem, ka qenë më i begatshëm dhe më bujar sesa era pas të cilës vjen shiu.

Vëllezër dhe motra agjërues! Sadakaja është argument për shpirtrat dhe vetet e sinqerta, të cilat i tejkalojnë dëshirat e tyre për t’i dhënë rëndësi bamirësisë ndaj vëllezërve të tyre.

Vëllezër dhe motra! Duhet të dimë se sadakaja ka vlera, gjurmë dhe rëndësi të veçantë. Prej tyre:

Ajo është vepër madhështore dhe ai që jep sadaka është njeri i lartë:

Ibnu Umeri transmeton se Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Vepra më e dashur tek Allahu është gëzimi që fut ndonjëri prej jush në zemrën e muslimanit, t’i largojë atij ndonjë fatkeqësi, t’i shlyej atij ndonjë borxh apo të largojë prej tij urinë”. Ibën ebi Dunja, sahih - Albani.

1. Sadakaja është mburojë për pronarin e saj prej mundimeve dhe fatkeqësive: duhet të dimë se sadakaja ka një ndikim të habitshëm në ruajtjen e pronarit të saj nga të këqijat dhe mundimet, kështu ajo pas mëshirës së Allahut është shkak për t’i larguar apo mënjanuar ato. Profeti salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Bamirësia e ruan njeriun nga përfundimi i hidhur”. Taberani, sahih - Albani.

Po ashtu, Profeti salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kurojini të sëmurët tuaj me sadaka”. Ebu Daud, shih - Albani.

Një burrë e pyeti Ibën Mubarekun për kruajtjen që kishte në shpinën e tij që prej shtat vitesh dhe për të cilën mjekët nuk i jepnin përgjigje, ai e urdhëroi të hapte një burim uji në një vend ku njerëzit kishin nevojë.

Një nga dijetarët musliman Menauij ka thënë: një gjë të tillë –kurimin me sadaka-, e kanë provuar shumë njerëz të suksesshëm dhe të cilët zbuluan se kurat shpirtërore realizojnë atë të cilën nuk mund ta bëjnë dot kurat mjekësore.

Ndërsa Ibën Kajimi ka thënë se sadakaja ka një ndikim të habitshëm në largimin e të këqijave edhe nëse ajo kryhet nga i prishuri, apo i padrejti, madje edhe nëse kryhet nga jobesimtari dhe kjo është e njohur tek mbarë njerëzit… Ndërsa në një vend tjetër thotë se njeriu bujar dhe xhymert është afër Allahut, afër krijesave dhe afër Xhenetit, ndërsa koprraci është larg krijesave dhe larg Xhenetit, madje afër zjarrit. Bamirësia e bën njeriun të jetë i dashur tek ata që nuk e duan, ndërsa koprracia e bën njeriun të urryer edhe tek fëmijët e tij.

2. Ajo shuan gjynahet dhe i shlyen ato.

Ibën Mubarek, një nga dijetarët e fesë islame, ka thënë: “Jepni sadaka qoftë edhe një hurmë, sepse ajo mund të pakësojë urinë e të uriturit dhe shuan gjynahun, sikurse shuan uji zjarrin”.

Imam Ibën Kajimi ka thënë: “Kur Allahu ka falur një njeri i cili i dha të pijë ujë një qeni të cilin e kishte kapur etja, ç’mund të thuhet për atë që i jep të pijë të eturit apo të veshë të zhveshurin ndër muslimanët?”

3. Sadakaja është shkak për shtimin e pasurisë.

Në një hadith kudsi Allahu i madhëruar thotë: “O Biri i Ademit, jepu të tjerëve të të jap ty”. Mutefekun alejhi. Ndërsa në një hadith Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Çdo mëngjes zbresin dy melaike dhe thonë: ‘O Allah, jepi bamirësit mirësi’, ndërsa tjetri thotë: ‘O Allah, jepi koprracit shkatërrim’”. Mutefekun alejhi.

Sadakaja dhuron begati nga nuk e pret, madje njeriu ndoshta nuk e kupton se këto mirësi Allahu ia ka dhuruar si shkak i sadakasë dhe bamirësisë që ai tregon për njerëzit. Profeti salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Ndërkohë që një burrë ishte duke ecur në një vend të shkretë dëgjoi një zë nga qielli që u fliste reve: “Shkoni e lëshoni shi te kopshti i filanit”, retë u afruan dhe filluan të lëshonin shi, e ndoqi ky njeri renë dhe gjeti në vendin që ajo lëshoi shiun një burrë i cili po hapte ujin nëpër kopsht. I tha: “O rob i Allahut si të quajnë?” I tha: “Filan –emrin që kishte dëgjuar nga qielli-“. Burri e pyeti përsëri: “Çfarë punë bën ti, sepse unë dëgjova një zë nga qielli që i tha reve të zbresin shi tek ti?” Meqë qenka kështu, po të tregoj: “Unë prodhimin që del nga kopshti e ndaj në tri pjesë: një e jap sadaka, një e ruaj për vete dhe familjen time, ndërsa një tjetër e mbjell përsëri”. Muslimi.

Ndaj Ramazani është një shans i madh që ne të shpejtojmë të japim nga pasuria jonë për rrugët e bamirësisë.

Ndaj shpejtoni të jeni prej atyre që garojnë për në bamirësi sidomos këtë muaj, sepse Profeti ka qenë bamirës, por në këtë muaj ai e shtonte bamirësinë më shumë se në muaj e tjerë. Shpejtoni tani, kur nevoja është më e madhe, ndihmojeni fenë e Allahut me pasuritë tuaja, para se të jetë vonë, kur mund të vijë moment që do dëshirosh të japësh por nuk do të ketë kush do ta marrë, apo do ta kenë kaluar të tjerët.

Së fundi, le të qëndrojmë me meditim me këto tri ajete kuranore të cilat kanë në vetvete nxitje për bamirësinë dhe dhënien në rrugë të Allahut. Allahu thotë: “Ata që shpenzojnë pasurinë e vet në rrugë të Allahut, i shëmbëllejnë atij që mbjell një kokërr nga e cila dalin shtatë kallinj, ku secili kalli ka nga njëqind kokrra. Allahu ia shton (shpërblimin) edhe më tepër kujt të dëshirojë; Allahu është Mirëbërës i madh dhe i Gjithëdijshëm”. Bekare, 261.

Po ashtu, Ai thotë: “Ata që shpenzojnë pasurinë e vet, për të kërkuar kënaqësinë e Allahut dhe që e forcojnë veten me punë të mira, shëmbëllejnë me një kopsht të mbjellë në rrafshnaltë, në të cilin bie shi i bollshëm, andaj jep fruta dyfish. Nëse nuk i bie shi i bollshëm, i bie shi i imët që i mjafton. Allahu i sheh mirë punët që bëni ju”. Bekare, 265.

Në një ajet tjetër thotë: “Ata që japin nga pasuria e tyre natën dhe ditën, fshehurazi dhe haptazi, do të kenë shpërblim te Zoti i tyre; ata nuk do të kenë pse të frikësohen apo pikëllohen”. Bekare, 274.
Webmaster
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 183
Points : 410
Join date : 04/09/2009
Age : 39
Location Peje

https://kalomire.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi