Ëmbëlsira më e madhe arabe
Faqja 1 e 1
Ëmbëlsira më e madhe arabe
Ëmbëlsira më e madhe arabe
Një pastiqeri nga Palestina hyri në Librin e Rekordëve të Ginesit për gatimin e ëmbëlsirës më të madhe në Botë.
Para disa ditëve, në Librin e Rekordëve të Ginesit u shtua edhe një rekord dhe kjo nga pastiqeria Shehima në Bregun përëndimor në Palestinë. Knafe quhet ëmbëlsira që theu këtë rekord e që behët nga djathi i ëmbëlsuar i dhive.
Kjo ëmbëlsirë peshonte 1765kg qe është 400kg më e madhe se ajo që mbante rekordin dhe u vendos në një pjatë gjigante prej 75 metrave.
Pastiqeritë palestineze punuan 25 ditë në përgatitjen e kësaj ëmbëlsire dhe 36 orë të punës së vazhdueshme për të përgatitur këtë pjatë të madhe. Ky projekt kushtoi $15.000 dhe pritët të ushqejë rreth 6000 persona. Në përbërjen e kësaj ëmbëlsire janë përfshirë 600kg djathë të bardhë, 300kg sheqer dhe 6 tonelata dhjamë kuzhine.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi