Një shekull agjërim
Faqja 1 e 1
Një shekull agjërim
108 vjeçari Hasan Marsik, nga qytetit Osmanije i Turqisë, bën të ditur se nuk e ka braktisur agjërimin e Ramazanit qyshprej moshës 9 vjeçare.
I lindur në 1901 në Siri, Marsik deklaron se ka agjëruar Ramazanin qyshkur ka qenë nëntë vjeç e derimë tani pa e lënë asnjë herë. Hasan Marsik thotë se agjërimi i jep njeriut shëndet dhe gjallëri dhe se nuk ka ndërmend ta braktisë deri kur të ndahet nga kjo jetë.
Megjithëse fëmijët dhe nipërit i thonë të mos e mbajë agjërimin, përgjigja e gjyshit 108 vjeçar është qortuese: "A nuk e dini se ç'është agjërimi? Mos më privoni prej tij!"
Marsik nuk ka as edhe naze në të ngrënë; mjafton të ketë në sofër qumësht, kos, dhallë apo jufka, dhe ai nuk kërkon më tjetër gjë.
Hasan Marsik ka 12 fëmijë dhe mbi 100 nipër e mbesa. Aktualisht ka arritur ta shoh edhe nipin e nipit.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi