KaloMireforum.tk
Përshëndetje Vizitor!

Join the forum, it's quick and easy

KaloMireforum.tk
Përshëndetje Vizitor!
KaloMireforum.tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si të fshij vetëm një pjesë të historisë së shfletimit në internet?

Shko poshtë

Si të fshij vetëm një pjesë të historisë së shfletimit në internet? Empty Si të fshij vetëm një pjesë të historisë së shfletimit në internet?

Mesazh nga Webmaster Sun Sep 13, 2009 7:53 pm

Si të fshij vetëm një pjesë të historisë së shfletimit në internet? Aweqms

Fshirja e historisë së internetit pjesërisht është e thjeshtë. Klikoni Tools dhe për të parë listën e uebsiteve të vizituara klikoni History. Me tastin e djathtë të miut klikoni në përmbajtjen që dëshironi të fshini dhe zgjidhni Delete. Ndërkohë, për Firefox, në tastierë shtypni -H për të hapur panelin e historisë.

Gjeni uebfaqet që dëshironi të fshini nga lista dhe zgjidhni Delete. Për t’u liruar nga lista e adresave të vizituara që hapet me brazdën e adresës, vendosni miun mbi linkun që dëshironi të fshini dhe shtypni Delete në tastierë. Nëse përdorni Firefox 3, edhe nëse fshini adresën, mund të fshihet dhe të qëndrojë aty për një kohë të gjatë. Nëse filloni të shkruani emrin e domainit të padëshiruar në shiritin e adresave, përmes listës që hapet poshtë do të shfaqet historiku i vizitave dhe mund të fshini përmbajtjen ashtu siç u përshkrua më sipër. Ndërkohë, nuk duhet të shqetësoheni sepse me gjeneratën e ardhshme të shfletuesve nuk do t’i keni më këto probleme.

Shfletuesit e rinj vijnë me një tipar të veçantë që i jep përdoruesit më shumë mundësi. Firefox ka tiparin privacy mode, por është akoma në versionin beta, ndaj nëse vendosni ta përdorni, përgjegjësinë për rrezikun e mundshëm do ta merrni mbi vete.
Po ju jap disa instruksione në rast se doni të përdorni softuerë beta.

Për të hyrë në private mode të Internet Explorer 8, selektoni Safety dhe pastaj InPrivate Browsing. Afër shiritit të adresave, një dritare e dytë do të hapet me logon InPrivate. Nëse përdorni Firefox 3.1 dhe dëshironi ta ruani privatësinë, zgjidhni Tools, Private Browsing. Firefox do t’i mbyllë dhe ruajë fushat dhe do të hapë një fushë të re. Hiqeni nga përdorimi Private Browsing për të mbyllur fushat e hapura së fundmi e për t’i rikthyer ato që Firefox ka ruajtur më herët. Ndërkohë, Google Chrome nuk është më në versionin beta, ndaj mund të përdoret me siguri. Për të hyrë në opsionin Incognito mode, klikoni në ikonën Tools dhe zgjidhni Icognito window.
Webmaster
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 183
Points : 410
Join date : 04/09/2009
Age : 38
Location Peje

https://kalomire.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi