KaloMireforum.tk
Përshëndetje Vizitor!

Lot .. Vetmi .. Vuajtje .. Trishtim Etj ...!!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Lot .. Vetmi .. Vuajtje .. Trishtim Etj ...!!

Mesazh nga Mira prej Sun Sep 13, 2009 10:31 am

-"LOTËT E SHPIRTIT TIM"

E përlotur e fyer me zemrën e coptuar
dashuri e pastër sonte për ty vuaj!
Krenari e shqyer shpirt i sakatuar
loti s'do pushoj me vite - me muaj!

Lotët që unë i derdha, ty në shpirt s'të kanë prekur
vaji i shpirtit tim për ty është një lojë
lulët mbi zemrën time të fyer të vdekur
ikja e pakthim më vrau më thërmojë!.

Hapu o varri im i ndjenjave të mia
digju shpirti im flakëve të dashurisë
ai kurrë s'më ka dashtë, e mua po më vret vetmia
zemrën ma mbuloi hiri i padrejtësisë!

Shkretëtirë e pafund, pa ty më duket jeta
qofsh i lumtur ti mbi vajin e shpirtit tim
plagë e zemrës time, duke qarë unë mbeta
vdekja m'u afrua jeta s'ka kuptim!?
avatar
Mira
Vip
Vip

Numri i postimeve : 406
Points : 677
Join date : 11/09/2009
Age : 28

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lot .. Vetmi .. Vuajtje .. Trishtim Etj ...!!

Mesazh nga Mira prej Sun Sep 13, 2009 10:31 am

Vetmija...

Mbrëmja, po afron, e unë akoma e vetmuar
lotët ende s'më kan pushuar
Dielli nuk i thau, ato s'kan të ndaluar
Hëna do buzëqeshi, ndërsa unë në trishtim..
Pa ty...Me të mjerin fatin tim

Ti nuk jeton më, tretesh në varr të zi
Unë e gjallë pa ty, tretem në vetmi

Për ty që të desha dhe më doje shumë
as varri nuk e tret, dashurinë tonë se humb

Në e lidhëm besën, fjalën e dhamë
Jeta nuk na deshi dhe ne dy u ndamë

Unë në këtë botë e ti në botën tjetër
Kurrë s'do të të harroj dashuri e vjetër...!!
avatar
Mira
Vip
Vip

Numri i postimeve : 406
Points : 677
Join date : 11/09/2009
Age : 28

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lot .. Vetmi .. Vuajtje .. Trishtim Etj ...!!

Mesazh nga Mira prej Sun Sep 13, 2009 10:33 am

-Shko....

Sot ke ditën e martesës, e unë fundin e kësaj jete
Edhe guri s'duron, ka me plas se kjo zemër shumë të ka dasht
Unë si hënë e ti si diell, ti në dritë e unë në terr
Dhe për ditën e martesës të çoj një dhuratë
Zemrën time që shumë të ka dashtë

Tani të shkatërrohet e gjithë bota
Se këto vite që ti fala ty ishin të kota
U thanë gjethet e kësaj stine
Dhe ranë para meje, por kjo zemër që të deshi
Tani po rreh larg teje!

Edhe botën të më falin, unë përsëri do vuaj
Kur e di se dora jote mban unaz të huaj

I kujtoj buzët e tua dhe e pyes veten
Më gënjeve ti apo gënjeva vetveten?

Shko jeto larg meje, edhe pse të dua
Unë s'isha për ty dhe ti s'ishe për mua
avatar
Mira
Vip
Vip

Numri i postimeve : 406
Points : 677
Join date : 11/09/2009
Age : 28

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lot .. Vetmi .. Vuajtje .. Trishtim Etj ...!!

Mesazh nga Mira prej Sun Sep 13, 2009 10:33 am

Erdhe si ëngjëll në krahët e mia
drita e syve të tua, shkelqim për sytë e mi
Puthja e buzëve të tua,
lundronte në venat e gjakut tim

Të Dua më the
në zemrën time rrahjet dëgjoheshin në melodi
ëndrrat e jetës më përshkruajnë
i dëgjoja, dhe do të bëja gjithçka për ty

Por u largove dhe nuk me dhe mundësi
Ku dhe u dogj, dhe ëndrra që doja të jetoja me ty...
avatar
Mira
Vip
Vip

Numri i postimeve : 406
Points : 677
Join date : 11/09/2009
Age : 28

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lot .. Vetmi .. Vuajtje .. Trishtim Etj ...!!

Mesazh nga Mira prej Sun Sep 13, 2009 10:33 am

Kemi kaluar vite te bukura bashke
te mbushura me emocione
dashuri, sakrifica dhe lumturi

Me vjen shume keq
qe s'do ekzistojne me
dite dhe vite te tilla
Pasi ishe ti ai qe i mbylle te gjitha
per hir te nje dashurie te re

Do mundohem te hedh pas te kaluaren
duke i vene nje gure zemres
per mosringjallje te ndjenjave
dhe do perpiqem te filloj nje jete te re.
avatar
Mira
Vip
Vip

Numri i postimeve : 406
Points : 677
Join date : 11/09/2009
Age : 28

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lot .. Vetmi .. Vuajtje .. Trishtim Etj ...!!

Mesazh nga Mira prej Sun Sep 13, 2009 10:34 am

Të shikoja në sy
shumë të lodhur ata ishin
Të mbytur në lot
ata më shikim nuk kishin
Të preka flokët
butësia nuk ishte më aty
ata ishin të thara
sikur thonin fai të ngel ty

Të preka buzët
jetë në to nuk kishte më
Të thash më fal
por goja jote nuk fliste më
Të preka zemrën
ajo rrahjet i kishte ndaluar
I humba ndjenjat
kjo botë për mua ka mbaruar

Të pashë shpirtin
lart në qiell po shkonte
Më tha të kam falur
edhe pse ti ke shumë faj

Të humba ty
këtë kurrë nuk ja fal vetes
Ti në shpirtin tim do qëndrosh
Tani e gjithë " Jetën "
avatar
Mira
Vip
Vip

Numri i postimeve : 406
Points : 677
Join date : 11/09/2009
Age : 28

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lot .. Vetmi .. Vuajtje .. Trishtim Etj ...!!

Mesazh nga Mira prej Sun Sep 13, 2009 10:34 am

Dy fletë shkëputen nga ditari i kohës
Se më s'mund të vazhdonin bashkë
C'do rresht me dashuri aty mbulohej
Në ditët e shkuara që shumë ato i kan dashtë

Dorë për dore dikur rrugëve ecnin pa u nda
Tashmë kjo u kthye në dikur
se ata për njëri-tjetrin, tani sjetojnë më

Dy fletë të një ditari plot kujtim
Shkëputen, palosen dhe vihen diku në fillim
Në ditar cikli vazhdon
Shumë dashuri të tjera presin për të shkruar në të

Fletët e shkëputura shpesh i lexoj
Dhe përsëri i palos dhe me kujdes prap aty i vë..
avatar
Mira
Vip
Vip

Numri i postimeve : 406
Points : 677
Join date : 11/09/2009
Age : 28

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lot .. Vetmi .. Vuajtje .. Trishtim Etj ...!!

Mesazh nga Mira prej Sun Sep 13, 2009 10:35 am

Dhe kete here si c'do here tjeter, i kam syte me lot
e heshtur qaj , ti heshtur rrin ne nje qetesi te plote
ai qe ishe dje je dhe sot, dua te behem e lumtur
por perpiqem kot.

Te dua , skam dashur si ty asgje ne kete bote
kerkoj te gjej arsye, po nuk e gjej dote
njeriu dashuron, jeta keshtu e ka
ndjenja me arsyen jane armiq te medha...
avatar
Mira
Vip
Vip

Numri i postimeve : 406
Points : 677
Join date : 11/09/2009
Age : 28

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lot .. Vetmi .. Vuajtje .. Trishtim Etj ...!!

Mesazh nga Mira prej Sun Sep 13, 2009 10:36 am

-Sa të kujtoja sa shumë për ty mendoja,
mendoja e mendoja. Vallë ç'të jetë?.
Pse brënda meje ndjej një dhimbje të lehtë?.

Por ditët shkonin ashtu si pa u kuptuar
e dhimbja e lehtë tani ishte shtuar.
Kur te shikoja dicka tek ty më pëlqente,
diçka që s'më linte të shkoja dhe zemrën ma rrëmbente,

Nuk e di ç'farë ishte se përshkruaj dot,
por sa herë më ndodhte sytë e mi mbusheshin me lotë
tani e kuptoj se çfarë ish për mua
një ndjenjë e panjohur
e cila njeh vetëm, një fjalë, fjalën të dua.

Vallë ç'të jetë?. Besoj një ndjenjë e pastër që rron përjetë.
Mos ndoshta është një fjalë pa kuptim
ose një fjalë e thjeshtë që shpreh dashurinë.
Nuk e di, nuk di si ta shpjegoj,
por një gjë e di kam frikë që kjo fjalë më shumë se mua do të rroj.

Do të rrojë një vit
ose ndoshta 100 vjet
do rroj me shekuj,
do rroj përjetëëëë .......

Të ndjej në zemër kur ti rreh brënda saj,
të ndjej në shpirtë kur për ty qaj,
ndjej si lëvizin qelizat në trupin tim,
kur të puth përshpëris të dua ëngjëlli im.

Më fal që mora jetë nga ditët e tua,
më fal që vazhdoj akoma të të dua,

Do kujtosh një jetë
do kujtosh një botë
për dashurin e vërtetë
do të derdhësh lotë.

Përse më duhet të të harroj,
si ti them ndjenjës ndalo,
si vallë ta fshi imazhin tënd,
si ti them zemrës mos u dashuro.

Përse më duhet të të harroj
atëherë kur ndjenjës i vë një emër,
në djall le të vejë bota
kur ne dashurohemi me gjithë zemër.
avatar
Mira
Vip
Vip

Numri i postimeve : 406
Points : 677
Join date : 11/09/2009
Age : 28

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lot .. Vetmi .. Vuajtje .. Trishtim Etj ...!!

Mesazh nga Mira prej Sun Sep 13, 2009 10:37 am

Kur Shpirti thellë mu thye nga një dashuri
Kur zemra fort shpërtheu nga një tradhëti
Thellë më plagose një Zot e di
Thellë më lëndove mëkatari je veç ti

Të urreva, të shava, e të mallkova
Se zemra më dhimbje smbante dot
Se ëndrrat e katër vjetëve ran
U shkrinë e u kthyen në lotë.

Lotë gëzimi e hidhërimi veç për ty derdha
E jo më kurrë atë se bëj
Se zemra veç një herë lëndohet
E jo më kurrë në një të re ajo nuk shndërrohet.
avatar
Mira
Vip
Vip

Numri i postimeve : 406
Points : 677
Join date : 11/09/2009
Age : 28

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lot .. Vetmi .. Vuajtje .. Trishtim Etj ...!!

Mesazh nga Mira prej Sun Sep 13, 2009 10:37 am

Merri duart që të prekën, sytë që të shikuan,
merre ndjenjën që këtu brënda më përvëloi
merrmi këmbët që të mos kthehem te ti,
të lutem merrma Puthjen merrma jetën.

Harroje se ekzistova, jetova për ty
harroje se të desha e besova në ata sy,
merri të gjitha janë të tuat se dua të jesh i lumtur ti,
vetën time se shikoj kam humbur s`ekzistoj!

Ishe ti që më dhurove dashurinë, lumturinë
ishe ti që mi dhe të gjitha e mi more, tani ike u largove!



Cigaraja jote jam unë i dashur dhe pagjumsia mban emrin tim,
më kot përpiqesh të më harrosh, unë kurrë për ty s’do jem kujtim
dhe kur puthesh me të tjera ato prapë janë buzët e mia,
shtrëngimi yt aq i tendosur është malli im nga xhelozia.

Kthehesh në dhomë i rraskapitur e ankthin nis përsëri
ku duke qarë e lebetitur vetmia ime kthehet tek ti.
E shikon shtratin ke frikë të shtriesh,
mos ndodhem unë nën çarçafë
merr shishen fillon të pish
të harrosh gjurmët që tek ti lash!



Ekzistenca ime qenka shumë e vështir...
pasi s’do mundem të harroj dot
edhe sa do që të përpiqem
pasi ti ke arritur atje ku askush s’mund të shikoj dot.

Je pjesa më e bukur e jetës sime.
Jam e lumtur që ti ekziston edhe pse larg meje



Si të të nxjer nga zemra ime,
kur je bërë një pjesë e saj?.
Si më thua të të haroj,
kur dje ishim të pandarë.

Nesër si do mund të të shoh,
a do mund të të përshëndes?.
Apo do bëj sikur s’të njoh,
si do duroj të mos vdes?.

Ëndrrat që për ty i thura,
si do mundem ti largoj?.
Si do mundem të mos vdes,
kurrë me ty më s’do jetoj?
avatar
Mira
Vip
Vip

Numri i postimeve : 406
Points : 677
Join date : 11/09/2009
Age : 28

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lot .. Vetmi .. Vuajtje .. Trishtim Etj ...!!

Mesazh nga Mira prej Sun Sep 13, 2009 10:38 am

Të dua" e çkuptim ka kjo fjalë kur nuk ta them ty.
Heshtja ma vret shpirtin e "Të Dua" përplaset në zemrën pa dashuri.
Dashuria qan,vetmia rënkon zemra bëhet copë sa herë të kujton.
Buza është tharë kujt ti thotë "Të Dua" loti që rrëshqet këtë fjalë ka shkrumbuar.
Kam akoma shpresë ndoshta të takoj qetë them
"Te Dua" sa shumë "Të Dashuroj"



Ja, kaloi dhe një tjetër ditë vetmie,
në vargun e gjatë të ditëve të mia të trishta.
Po më ikën jeta ndër duar,
e pritja e malli nuk bëjnë tutje.

E si mund ta shtyjë jetën unë pa ty, më thuaj?.
Thonë që shpresa vdes e fundit.
Dhe me mua kështu ka ndodhur,
por shpresën e vdekur e kam të varrosur në zemër.



Nëse një ditë do verbohem dhe s’do mundem dot të shoh,
më fol kur të kalosh pranë se nga zëri do të njoh.

Do të më kujtohet dashuria që bashkë kemi jetuar,
do më kujtohen përqafimet edhe pse do jem verbuar.

Do të qaj për një çast, pastaj do të qesh,
do i puth buzët e tua dhe në krahët e tua le të vdes...
avatar
Mira
Vip
Vip

Numri i postimeve : 406
Points : 677
Join date : 11/09/2009
Age : 28

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lot .. Vetmi .. Vuajtje .. Trishtim Etj ...!!

Mesazh nga Mira prej Mon Sep 14, 2009 8:31 am


Sikur ti ta dije,
se sa shum te dua,
.as nej qast i dashur,
s`do t`rrije pa mua.
Por qfar te them un tash,
kur ti e din shum mir?

Te dashuroj dhe mos t`kam afer,
shum esht e veshtir.
Andaj t`pyes o shpirt,
si t`ja bejm ne tash?
Qe t`mos jemi vetem,
por gjith te jem bashk.
Ah moj perendi,
pse jeten sma gezon?
Qe zemra ime te ket pran,
at qe vertet shum e don.
Kur ne do jem bashk,
kjo dit do te vjen,
qe zemra ime e lodhur,
pran tendes te flen. .


avatar
Mira
Vip
Vip

Numri i postimeve : 406
Points : 677
Join date : 11/09/2009
Age : 28

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lot .. Vetmi .. Vuajtje .. Trishtim Etj ...!!

Mesazh nga Mira prej Mon Sep 14, 2009 10:22 am

¸.•*´¨`*•.¸¸.•*´¨`*•.¸¸.•*´¨`*•.¸¸.•*.•*´¨`*•.¸¸.•*´¨`*•.¸¸.•*´¨`*•.¸¸.•*
¸.•*´¨`*•.¸¸.•*´¨`*•.¸¸.•*´¨`*•.¸¸.•*.•*´¨`*•.¸¸.•*´¨`*•.¸¸.•*´¨`*•.¸¸.•*
´´´´´´´´´´´´´´´´´¶´´´´´´´´´´´´´´´´ ´´´´´´´´´´´´E di qe jeni i embel
´´´´¶¶¶¶¶¶¶¶¶´´´¶¶´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´´ si keto qershija
´´´´´¶¶¢¢¢¢¢¶¶¶¶¶¶¶´´´.........´´´´´´´ andaj eja zemer te une
´´´´´´¶¶¶¶¶¶¶´¶¶´´¶´´´´´´´´´´´´´´´ se po te presin buzet e mija
´´´´´´´´´´´´´¶¶´´´´¶¶..øøøøøøøø´´´
´´´´´´´´´´´´¶¶´´´´´´¶¶øø´´´´*´øø´´ ´´´´´´´´´´´´Malli per ty zemren
´´´´´´´øøøøø¶.øøøø´´øøøøøø´´´*´´ø´´´´´´´ ma kalli,eja tek un ti
´´´´´´øø´´´´øøø´*øøøø´´´´´´´´ *´´ø´ ´´´´´´´´´´´´nje puthje ta fali
´´´´´´ø´´´´´ø´´´´*´øø´´´´´´´´´*´´ø´ ´´´´´´´´´´´´´´te embel si kjo qershi
´´´´´´ø´´´´ ´´ *´øøøø´´´´´´´´´*´øø´´
´´´´´´øø´´´´´´´*´øø´´øøø´´´´´øøø´´´´´´´´´´´ eja eja mos me le ne vetmi
´´´´´´´øøø´´´´´øøø´´´´´øøøøøø´´´´´ ´´´´´´´´´ti e din sa te dua un ty
´´´´´´´´´øøøøøøø ´Te dua Shum ..´´´´´´´´´´
avatar
Mira
Vip
Vip

Numri i postimeve : 406
Points : 677
Join date : 11/09/2009
Age : 28

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lot .. Vetmi .. Vuajtje .. Trishtim Etj ...!!

Mesazh nga zeshkanja_e fort prej Tue Sep 22, 2009 4:01 pm

Deri kur ne vuajtje
Deri kur ne vetmi
Deri kur kjo zemra ime
Do vuaj per dashuri
Kur mbi varrin tim
Fillon punimi
Kur mbi koken time
Fillon vajtimi
Kur mbi varrin tim
Vendosen kurora
A'her dije i dashur
Se perjet t'harrova....

_________________
Dashuria esht kripa e jetes...Jeta pa dashuri s'ka asnji shije...
avatar
zeshkanja_e fort
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 64
Points : 138
Join date : 13/09/2009
Age : 35
Location Ne zemren tende...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lot .. Vetmi .. Vuajtje .. Trishtim Etj ...!!

Mesazh nga zeshkanja_e fort prej Tue Sep 22, 2009 4:20 pm

Ulem mbytem ne kujtime
Perplot pyetje qe rrjedhin ne mendjen time
Si lum pa mbarim
Pyetjet qe duken pa kuptim...



Pyes lotin:pse gjumin ma prish?
Ai me thot:pyet zemren qe ta dish
Pyes zemren:perse me rraf kaq fort?
"Se pa at qe don ti nuk jeton dot"...



Pyes shpirtin tim:
Perse aq shum renkon???
"Po si mund te ndjesh gezim
kur ai cdo cast te mungon"!!!


Pastaj neper erresir
pyes syt e mi:
Perse nuk kan me ngjyr
Perse shofin vetem bardh e zi?!?!
Ata te trishtuar kthejn koken qe te dy
"Sepse ai qe na fali ngjyren
u largua nga ty"



Pyes buzet e bera llum:
Po ju ku e keni embelsin?!?!
"Shko pyet at qe te do
Vetem ai mund te te jap nji shpjegim"....



Befas ne faqe me rreshket nje pik lot
Dhe pyes faqen po ti perse vajton?!?!
Ajo e pafajshme ul koken dhe me thot
"Ti e don ate,por ai ty nuk te don"...



Pyes Zotin e madh nese faqeja ka te drejt
"NUK E DI"ai me thot
Kte duhet ta zbulosh vet
Dhe askush tjeter ne bot...



Pyes mendjen:A ka ndonje shpjegim
Ndonje ilaq ndonje sherim
Ajo me thot:
"Hape zemren pa u druajtur
Ndryshe ter jeten ke per te vuajtur"...



Pastaj kthehem tek qoshja ime e vetemis
E mbuluar me plaget e dashuris
Thjesht vetem veshtroj qiellin e zymt me lot
Kur do te vij vall ai qast dhe te tregoj
se TE DUA fooooort.....

_________________
Dashuria esht kripa e jetes...Jeta pa dashuri s'ka asnji shije...
avatar
zeshkanja_e fort
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 64
Points : 138
Join date : 13/09/2009
Age : 35
Location Ne zemren tende...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lot .. Vetmi .. Vuajtje .. Trishtim Etj ...!!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi