KaloMireforum.tk
Përshëndetje Vizitor!

Pantera

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Pantera

Mesazh nga Mira prej Fri Sep 25, 2009 8:33 pm


Këngëtarja Genta Ismajli është e njohur nga thashethemet që fliten për të! Megjithatë, asaj nuk i interesojnë shumë ato dhe thotë se kryen punët e saj pa u marrë me të tjerët. Me muzikë ka filluar të merret qysh në moshë të re, ndërkaq thotë se idhull të saj janë mbreti i popit, Michael Jackson dhe mbretëresha Madonna.

Në cilën moshë ke qenë kur ke filluar të merresh me muzikë?

Genta: Pesë vjeçare. Babi i im ma bleu një sintitajzer (piano elektrike) shumë të vogël. Prej asaj kohe e kam imituar Michael Jackson, Madonna-n dhe këngëtarë të tjerë dhe kam menduar të jem si ata një ditë.

Thatë se e keni idhull Micheal Jackson! A e keni imituar atë ndonjëherë?

Genta: Michael Jackson e adhuroj. Normalisht inspirohem nga anët pozitive të tij. Jam mërzitur shumë për vdekjen e tij. Kam qarë për të më shumë së një orë dhe ende mërzitem kur e kujtoj. Ende mendoj se nuk ka vdekur...

Pasi e keni adhuruar aq shumë, pse nuk keni shkuar në varrimin e tij?

Genta: Kishte qenë dëshira më e madhe e imja, por nuk me ka lënë puna pasi që kam pasur disa koncerte në Kosovë dhe në Shqipëri...

Çfarë ndjenjash keni kur futeni në studio për të incizuar?

Genta: Kam tremë shumë të madhe, por në të njëjtën kohë kam edhe vullnet dhe besim në veten. Janë tri ndjenja të cilat i kam pasur që në fillim dhe vazhdoj t’i kem...

Si ndikojnë këto ndjenja - në interpretim të mirë ose jo të mirë të këngës?

Genta: Ndikojnë më shumë për të mirë, sepse sa më shumë kam frikë, aq më mirë del. Trema e madhe më tregon mua se sa e dua punën time, sa e dua skenën, publikun...

Por, ju keni pasur vështirësi në fillim të karrierës?

Genta: Kam has në batica dhe zbatica. Nuk e kam pasur lehtë me mbërri këtu ku jam. Dhe prapë nuk e kam lehtë sepse unë dua të mbërrij edhe më shumë.

Express Rozë: Në cilin qytet ju kanë njohur më së pari?
Genta: Në qytetin tim me kanë njohur të gjithë, pra në Gjilan...Është një qytet i vogël. Jam shëtitur shumë me rolera dhe kam pasur edhe proteza në dhëmb dhe shumë njerëz thoshin se shikoni kjo amerikania ka vënë vathë në dhëmb.

Përmende rolerat! A keni ndonjë sport tjetër përpos këtij sporti ekstrem?

Genta: Jo edhe aq, por më pëlqen kick-boks-i dhe basketboll-i...

Atëherë a njihni ndonjë kick-bokser, apo ndonjë ekip basketbolli?

Genta: Jo nuk njoh! Nuk po më bie ndërmend momentalisht! Thjesht më pëlqejnë t’i luaj si sporte, por nuk jam shumë “fans” i basketbollistëve. Më parë kam shikuar Chicago Bulls, kur fitonin në SHBA i tërë qyteti festonte (familja e Gentës jeton në Chicago)...

Kur synoni të hyni në tregun amerikan, pasi keni të realizuara disa këngë në anglisht?

Genta: Nuk do të thotë ajo që kam realizuar diçka dhe mandej të futem në tregun amerikan. Ajo është veç përpjekje e imja që të arrij më shumë. Pra, nuk kam hyrë në tregun amerikan! Kam besim dhe “ishalla” kam fat. Edhe nëse nuk ndodh, prapë unë jam e lumtur sepse në Amerikë nuk është marre me dështuar.

Nga ju erdhi ideja për spotin dhe këngën “Pantera”?

Genta: Ideja ka qenë ime. Është një kafshë që më pëlqen shumë. Instrumentalin ia dhashë rep-këngëtarit Beka, të cilit i thashë të më shkruajë një tekst për një këngë për këtë melodi, një melodi që ma dha Sunaj Saraçi. ‘Beka shkruaje një tekst për Panterin’ dhe ai më tha “dreqi të hongërt ty dhe atë panterin tënd”. I thashë se po më pëlqen të shkruaj një tekst për karakterin e panterit dhe panter të më bëjë mua. Nuk ka shkuar as 20 minuta dhe ma ka dërguar tekstin në e-mail. Të them të drejtën, teksti me ka pëlqyer...

Por, para se të vini të panteri ju patët kritika në fillim të karrierës tuaj si një këngëtare që keni huazuar këngë...Çfarë mendoni për kritikat dhe thashethemet?

Genta: Normal që më ka penguar dhe kritikat gjithmonë janë të mira. Unë jam munduar që të përmirësoj çdo gabim. Thashethemet nuk me kanë penguar kurrë në jetë! Kurrë në jetën time nuk i kam lexuar kritikat apo thashethemet në media, edhe pse ka pasur njerëz të cilët më tregojnë se këtë e dëgjova për ty dhe unë ju them, “t’ lutem hajde e pimë një kafe, lëri ato çfarë thonë dhe çfarë po bëhet’...

Cili është mendimi juaj për muzikën evropiane? Cili stil i muzikës po të pëlqen?

Genta: Techno përpara nuk më ka pëlqyer dhe tani që po dëgjohet shumë bash më ka hy në qejf! Edhe unë do bëj diçka të tillë dhe po më pëlqen ky trend, por pa dal jashtë Gentës!

Para disa muajve disa gazeta serbe kanë shkruar se këngëtaret e Kosovës i imtojnë ato serbe. A njeh ndonjë këngëtare
serbe apo nuk njeh?

Genta: Jo këngëtaret serbe nuk i njoh. Nuk e kuptoj gjuhën serbe. Përkundrazi unë kam adhuruese serbe, të cilat i kam parë në Ulqin. Ato kanë qenë nga Beogradi dhe kanë pasur CD-në time në dorë dhe kanë lypur nënshkrim.

Kur ke planifikuar që të kesh fëmijë me Milotin?

Genta: Nuk kam planifikuar ende...

Po ta adaptosh ndonjë bonjak?

Genta: Jo, nuk kam menduar...

Pse nuk jeni martuar me Milotin?

Genta: Mirëjemi unë me Milotin. Ka pasur shumë thashetheme do të këtë prapë dhe gjithmonë. E mira është se ka thashetheme sepse kur nuk ka.... Nuk kemi planifikuar asgjë ende.

Ku do të prisni Vitin e Ri...

Genta: Në naj koncert...

Po Bajramin...

Genta: Në “Space Club” në Pejë..

Dhuratat e Gentës

Dhuratat më të çmuara që Genta ka në shtëpi janë letrat e adhuruesve të saj. Ajo thotë se zgjohet në ora 11. Pasion i saj është të bëj shëtitje nëpër qytete të ndryshme të Kosovës. Herën e fundit ajo ka shkuar në Drenicë për dëshirë dhe ka pirë një kafe në një lokal atje. Ndërkaq më vonë ka vizituar
edhe Gostivarin.
avatar
Mira
Vip
Vip

Numri i postimeve : 406
Points : 677
Join date : 11/09/2009
Age : 28

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi