KaloMireforum.tk
Përshëndetje Vizitor!

TIA: Partitë politike të publikojnë shpenzimet për fushatën

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

TIA: Partitë politike të publikojnë shpenzimet për fushatën

Mesazh nga Mira prej Tue Sep 22, 2009 9:01 am


Transparency International Albania shtron nevojën e hartimit të një ligji të plotë për financimin e partive politike. Sipas kësaj organizate, edhe pse kanë kaluar 3 muaj nga zhvillimi i zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare subjektet zgjedhore nuk kanë bërë publik asnjë informacion për të ardhurat nga donacionet private.

“Informacioni ekziston vetëm për fondet e përftuara nga buxheti i shtetit por nuk ka asnjë të dhënë për të ardhurat nga donacionet private. Në asnjë nga mjetet e informimit publik partitë politike nuk kanë deklaruar shumën totale të shpenzimeve të tyre gjatë kësaj fushate elektorale. Për këtë i kërkojmë sa më parë partive politike të bëjnë publike sa më parë shumën e shpenzimeve të tyre. Transparency International Albania i bën thirrje partive politike për t’i dhënë fund heshtjes për financimin. Shqipëria është e vonuar në hartimin e një legjislacioni të plotë, si hap i parë për t'i dhënë fund informalitetit në funksionimin e demokracisë në Shqipëri” thuhet në njoftimin për shtyp të TIA.

TIA kërkon gjithashtu që partitë politike të publikojnë sa më parë regjistrin e financimit të fushatës zgjedhore dhe publikimin e listës së kontributorëve të fushatës elektorale, ndërsa ngre shqetësimin për përdorimin e fondeve publike, çka është e ndaluar me ligj.
avatar
Mira
Vip
Vip

Numri i postimeve : 406
Points : 677
Join date : 11/09/2009
Age : 28

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi