KaloMireforum.tk
Përshëndetje Vizitor!

Bojkoti i Kuvendit, PS: Të garantohet hetimi i kutive të votimit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Bojkoti i Kuvendit, PS: Të garantohet hetimi i kutive të votimit

Mesazh nga Mira prej Tue Sep 22, 2009 8:53 am


Partia Socialiste këmbëngul në qëndrimin e saj për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit si kushti kryesor për t’u rikthyer në parlament. Deputeti i selisë rozë Taulant Balla tha sot në një konferencë për shtyp se PS do të jetë në Kuvend vetëm atëherë kur të garantohet hetimi i kutive të votimit.

"Ne nuk mund të kthehemi në Kuvend, nëse nuk na respektohet e drejta jonë e shkruar në Kushtetutë dhe në ligj, për të zbardhur të vërtetën e zgjedhjeve të 28 qershorit. Ne nuk po bojkotojmë institucionet demokratike, por jemi në këtë marrëdhënie të kushtëzuar për të mbrojtur themelin e institucioneve demokratike, pra zgjedhjet dhe votën e lirë“ tha Balla.

Grupi parlamentar i PS-së, i përbërë nga 65 deputetë, nuk ka marrë pjesë në asnjë seancë parlamentare që prej 7 shtatorit, kur dhe nisi punimet Kuvendi i ri. Ndërkohë pese deputetet e "Levizjes per mendimin ndryshe", Andis Harasani, Arben Malaj, Kastriot Islami, Marko Bello dhe Ben e shohin si të domosdoshme pranine se socialisteve ne Kuvend.
avatar
Mira
Vip
Vip

Numri i postimeve : 406
Points : 677
Join date : 11/09/2009
Age : 28

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi