KaloMireforum.tk
Përshëndetje Vizitor!

BUZEQESHJA JOTE...

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

BUZEQESHJA JOTE...

Mesazh nga Mira prej Tue Sep 22, 2009 8:39 am

BUZEQESHJA JOTE...Kam vite qe perpiqem ti jap nje shpjegim buzeqeshjes tende. Edhe tani
qe ti je larg meje e kujtimi yt tretet me kalimin e diteve me te te
njejten shpejtesi me te cilen zbehet ne zemren time, ngadale, eshte
buzeqeshja jote elementi i vetem qe nuk arrin te gerryhet nga ajo forca
shkaterrimtare qe eshte koha. Eshte buzeqeshja jote, qe nganjehere
neteve te vona me rikthen tek ty duke mposhtur cdo tentative timen te
pranoje faktin qe ti i perket tashme nje realiteti tjeter, nje
dimensioni universal krejtsisht te pangjashem me timin. Eshte imazhi i
buzeqeshjes tende qe ende sot me largon nga kjo dhome, qe nuk di ne
zien me teper nga tymi i cigares apo mendimet e mia e me lejon te
fluturoj e te te gjej ndonese nuk di ku ndodhesh tani. eshte vegimi i
buzeqeshjes tende qe kthen ne cast makthet e mia ne endrra, shnderron
ankthet e mia ne shprese, erresiren ne drite. Aq e pakuptimte eshte
forca e buzeqeshjes tende sa me ben te harroj edhe faktin qe tani i
dhurohet dikujt tjeter. Po, ajo buzeqeshje qe i jepte permasa te tjera
mengjeseve te mia kur ti lije pas kangjellen e shkolles e qe une
kerkoja me aq ngulm gjate oreve te filozofise, me shpresen se do te
ishte pikerisht ajo qe do ta kthente edhe ate ore te merzitshme ne
magjike. E njejta buzeqeshje qe ndriconte syte e tua kur me the per
here te pare " Te dua"e qe pak kohe me vone ishte e pranishme edhe kur
me tregove me qetesine tende te zakonshme " Me vjen keq, por ne jeten
time tani eshte dikush tjeter. lamtumire"

Une e di qe ditet do vazhdojne te kalojne e do te thellojne distancen
qe qendron tashme mes nesh, distance qe do te mplake gjithnje e me
shume kujtimin tend derisa dalngadale te filloi te shuhet, por
buzeqeshjen tende une e di qe nuk do te arrije kurre ta varrose brenda
meje.

Thone se te verteten e njeh gjithmone, sepse kur pret dike me thike apo
te presin ka gjithmone shenja gjaku, vecse plaga qe hap brenda zemres
time buzeqeshja jote nuk ka derdhje gjaku...nje plage qe edhe kur te
arrije te mbyllet, cikatricja qe do te qendroje mbi te do te sherbeje
si perkujtimore vdekjeje te nje buzeqeshjeje, por jo tendes...si
perkujtimore e vdekjes se buzeqeshjes time ....
avatar
Mira
Vip
Vip

Numri i postimeve : 406
Points : 677
Join date : 11/09/2009
Age : 28

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi