KaloMireforum.tk
Përshëndetje Vizitor!

Join the forum, it's quick and easy

KaloMireforum.tk
Përshëndetje Vizitor!
KaloMireforum.tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ja 20 faktet që ai ka një tjetër

Shko poshtë

Ja 20 faktet që ai ka një tjetër Empty Ja 20 faktet që ai ka një tjetër

Mesazh nga Mira Tue Sep 22, 2009 8:22 am

Ja 20 faktet që ai ka një tjetër1- Ai nuk ju fton
asnjëherë të darkoni në lagjen e tij. Në fillimet e lidhjes ai mund të
duket zemërgjerë, por me kalimin e kohës do fillojë të sillet sikur ka
dyshime. Në të vërtete ky person nuk dëshiron që të tjerët ta shohin me
ju.

2- I dashuri juaj preferon të vijë atje ku jeni ju dhe jo e
kundërta. Mbase nuk do që të tjerët ta dinë që ju shoqëroheni bashkë.

3-
Ai ju fton papritur të flini bashkë. Kjo mund të ndodhë pasi partnerja
e tij mund të jetë jashtë qytetit dhe ai nuk do që për një arsye të
humbasë rastin.

4- Disa nga komplimentet që ai ju drejton juve
duken si klishe dhe të memorizuara. Nëse ai duke ecur aktron me
shprehje të tilla, ky fakt mund të tregojë se ai e bën edhe në realitet
këtë lojë.

5- Shpesh herë në fundjavë i dashuri juaj shkon për
punë biznesi. Si mund të ndodhë gjithmonë e njëjta gjë? Mbase ai ka një
jetë tjetër jashtë marrëdhënies tuaj.

6- Kur ai ju thotë se
është jashtë për punë dhe në kthim nuk ju tregon detaje apo emrin e
hotelit ku ka qëndruar, mbase po ju gënjen. Mund të ndodhë që personi
juaj special të mos ketë pasur punë por ...

7- Ju vini re se i
dashuri juaj preferon më tepër t’iu çojë sms, sesa t’iu telefonojë.
Mbase në dhomën tjetër është partnerja e tij.

8- Shpesh kur ai
ju telefonon juve flet shumë ngadalë, bën telefonata të shkurtra, që
ndërpriten menjëherë. Mbase dikush tjetër i shfaqet përpara!

9-
Në disa raste ju mund të gjeni në telefonin e tij disa mesazhe të
dyshimta apo numra të panjohur, për të cilat ai gjen disa justifikime
qesharake. Mbase pas takimit me ju, ai mund të fikë telefonin sepse
mund të këtë një tjetër takim, me një partner të ngjashëm ju.

10- I dashuri juaj nuk vjen tek ju në fundjavë apo në raste festash, duke ju thënë se ka probleme apo është i sëmurë.

11- Ndodh shpesh që ai të qëndrojë në punë deri vonë. Sa e besueshme është kjo?

12- Ky person është gjithmonë konfuz dhe i paqartë rreth detajeve të lidhjeve të kaluara. Mbase ajo tani është partnerja e tij.

13- I dashuri juaj i ri përsërit të njëjtën histori, por me detaje të ndryshme, sepse ka harruar se çfarë ju ka thënë.

14-
Kur është me ju, ai çohet për të bërë një telefonatë pak më tutje me
pretekstin se është çështje biznesi apo ka shkëputje linja.

15- Kur ai ose ajo në praninë tuaj nuk dëshirojnë të kryejnë apo të pranojnë disa telefonata. Pyeteni pse?

16-
Mund të ndodhë që ju të shkëmbeni bashkë email-e, dhe për një moment
dilni offline, ndërsa ai vazhdon edhe për disa ore të qëndrojë online.

17- I dashuri apo e dashura juaj nuk e lë asnjëherë celularin në vende të dukshme apo me melodi. Kjo ngjall dyshime!

18- Në disa raste apo takime në një ambient ku gjenden të njohur të tij, ai nuk ndihet rehat dhe fytyra e tij tregon shqetësim.

19- Ju mund ta takoni atë në një grup shoqëror që juve ju duket i papërshtatshëm. Sigurisht që shoqëria vepron mbi individin.

20-
Ju mësoni se ai vazhdon të flasë me ish-in e tij. Statistikat tregojnë
se nëse ai ka folur me të, do vazhdojë ta bëjë këtë gjë
Mira
Mira
Vip
Vip

Numri i postimeve : 406
Points : 677
Join date : 11/09/2009
Age : 35

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi