KaloMireforum.tk
Përshëndetje Vizitor!

Join the forum, it's quick and easy

KaloMireforum.tk
Përshëndetje Vizitor!
KaloMireforum.tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Çfarë lexojnë vipat shqiptarë

Shko poshtë

Çfarë lexojnë vipat shqiptarë Empty Çfarë lexojnë vipat shqiptarë

Mesazh nga Webmaster Thu Sep 17, 2009 12:48 pm

Rozana Radi lavdërohet se zotëron një librari të pasur të lënë nga i ati. Ajo thekson se ka lexuar shumë prej tyre të cilët e kanë ndihmuar në jetën e përditshme.
“Librat i kam dhurate nga babai. Mbaj mend që shpesh më thoshte: Ai që jep një libër është i çmendur dhe ai që e kthen është më i çmendur se i pari”, shprehet Radi për “Pasdite në Top Channel”.
“Libri më bën më sensibël e më të ndjeshme dhe më ka ndihmuar që të përmirësoj të folurën”, shton ajo.
Ndërkohë Soni Malaj pohon se marrëdhënien me librin e ka më intime gjatë udhëtimeve.

“Duke udhëtuar nëpër koncerte gjithmonë do jem në avion dhe gjatë kësaj kohe gjithmonë lexoj. Shumicën e librave i kam blerë në aeroporte”, shprehet Soni.

Ajo pohon se e joshin librat e mitologjisë greke. “Më kanë pëlqyer librat e mitologjisë greke dhe librin ‘Herkuli’ e kam lexuar disa herë”, thotë këngëtarja.

Megjithatë, marrëdhënia e librit me vipat shqiptarë nuk është shumë e mirë. Këtë e pohon Rozana që thekson se janë të pakët miqtë e saj me të cilët mund të diskutojë në këtë fushë.

“Profesioni që kam unë të lidh me një brez artistësh që të zhgënjejnë, por jemi në 2009 çfarë të bësh”, rrëfehet me keqardhje Radi.
Webmaster
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 183
Points : 410
Join date : 04/09/2009
Age : 38
Location Peje

https://kalomire.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi