KaloMireforum.tk
Përshëndetje Vizitor!

Join the forum, it's quick and easy

KaloMireforum.tk
Përshëndetje Vizitor!
KaloMireforum.tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Historia e bikinit

Shko poshtë

Historia e bikinit Empty Historia e bikinit

Mesazh nga Webmaster Fri Sep 18, 2009 1:08 am

Kanë kaluar nga një brez në tjetrin, me ndryshime të vazhdueshme deri tani që kanë arritur në ditëlindjen e tyre të 61-të. Duket e pabesueshme, por nëse sot gratë mund të veshin në plazh kostumin aq provokues është meritë e inxhinierit Louis Reard, i cili prezantoi për herë të parë më 5 korrik 1946, në Paris, revolucionin bikini. Pse "bikini"? Emri është marrë nga ishulli Bikini, i cili ka formën e një unaze, në arqipelagun e ishujve Marshall, në të cilin në atë kohë Shtetet e Bashkuara te Amerikës po bënin teste bërthamore. Inxhinieri mendoi se dhe gratë po të vishnin këtë kostum do të kishin "efekte shpërthyese"

Historia e kostumit femëror zbërthehet pas dhjetëra vitesh morali dhe ndjeje frike. Ishte vetëm shembulli i dhënë nga artiste apo modele shumë të famshme të kohës faktori kryesor që bëri që hap pas hapi bikini të bëhej dhe pjesë e grave të zakonshme.


Momenti i provës së rrobave të banjës

Ose thënë ndryshe dhe momenti i të vërtetës. Një vit më shumë, ndoshta dhe ndonjë kile më shumë dhe pasqyra e cila nuk kursehet të tregojë ccdo difekt të trupit tonë, ende të zbehtë. Një situatë aspak e këndshme që të bën t'ia mbathësh ose të fshihesh. Por mos u dëshpëroni, mjafton të zgjidhni kostumin e duhur dhe mund të shfaqeni me një pamje shumë tërheqëse dhe të ndjeheni mjaft mirë më veten.


Hapi i parë që duhet bërë është të evidentoni zonat e " rrezikshme", ose problematike. Dilni para pasqyrës dhe vendosni vetë se cilat janë pjesët që ju duhet të ekspozoni apo të mbuloni më shumë. Pasi të keni bërë këtë test, zgjedhja do të jetë shumë më e lehtë.


Numri i gjoksit është shumë i vogël:

- Reccipëeta në formë trekëndëshi, dhe sa më të distancuar trekëndëshat nga njëri- tjetri. Kjo bën që gjoksi juaj, dhe pse pak të bier më shumë në sy.

-Reccipeta me kupa me shumë mbushje, tashmë një mënyrë mjaft e mirë dhe mjaft e dashur për të rregulluar format.

Numri i gjoksit i madh:

- Reccipëeta pa mbushje dhe që të mbulojnë pjesën më të madhe të gjoksit

-Materiali i reccipetave të jetë i qëndrueshëm në mënyrë që të mbledhë gjoksin

Shumë e dobët :

-Vishni mbathje jo slip por në formë kilotash.

- Reccipeta të përshtatshme me këto lloj mbathjesh, të kenë formën e një busti


Shumë e shëndoshë :

-Materiale shumë të qëndrueshme që mbajnë trupin sa më të mbledhur

-Zgjidhni një model që mbulon dhe mos u mundoni të zgjidhni një masë sa më të vogël.


Cfarë sugjerojnë stilistët për verën 2007?

Këtë verë, moda për detin ka si protagoniste të padiskutueshëm rrobat e banjos me trup, jo ato të ndara. Kjo është propozuar nga stilistët për një look më të sofistikuar dhe elegant. Rrobat e banjos me trup, të propozuara për këtë vit, nuk janë sicc mund ti imagjinonte ndonjë nga ne. Me prerje të rëndomta. Janë më prerje sensuale, të hapura anash dhe krejt ndryshe nga ato ccfarë jemi mësuar të shohim. Rrobat e banjos me trup janë hequr për shumë kohë nga përdorimi, por këtë herë bëhet fjalë për kostume shumë elegante, me gurë dhe aksesorë shumë tërheqës. Modelet që kërkohën më shumë janë të hapura anash ose më një të hapur strategjike në bark. Këto modele, nxjerrin në pah format e trupit. E rëndësishme është të vishen bikini sa më të përshtatshme me modën e këtij viti dhe të lihën mënjanë rrobat e banjos që ekspozojnë shumë gjoksin dhe që janë jashtë mode.




Modelet më të këshillueshme nga stilistët.

Për bikinit këtë vit emëruesi i përbashkët është një rikthim në epokën e pin- up, ose vajzat e kopertinave të viteve '60. Prerje elegante dhe sensuale, por jo të ekzagjeruara, polt ngjyra ose me motive floreale, të mbuluara me lara në një stil perfek hippie. Rikthehen stampimet me motive kafshësh bashkë me ato floreale, katrorët e bardhë apo të kuq, lejla, të gjelbra, bezhë. Ju kujtohen kostumet e Ester Ëilliams dhe nxënseve të sajtë notimit? Pikërisht modele të tilla, të sofistikara, por shumë provokuese janë ato që janë më në modë këtë vit.


Pamje perfekte në plazh?

Mbi kostumin e plazhit, qoftë ky me trup apo i ndarë në dy pjesë shumë trendi janë dhe shajet e linosë apo të pambukut me ngjyra shumë të gjalla. Të cilat mund ti lidhim rreth belit duke dhuruar një pamje shumë sensuale dhe misterioze. Gjithashtu dhe aksesorët e ndryshëm sicc janë kapelet, të kombinuara me ccantën apo me shapkat e plazhit. Byzylykët apo varset të kombinuara me ngjyrat e rrobave të banjos dhe me materiale sicc janë , rruazat, guackat, fildishi, kauccuku etj.


Ngjyrat më të kërkuara këtë vit janë...

E zeza e kombinuar me të bardhën, e bardha absolute, rroba banjoje me dizenje etnike me tone të së kuqes, të verdhës dhe portokallisë. Të gjithë tonalitetet e të gjelbrës, nga ajo ushtarae deri tek ajo që quhet e gjelbra mollë.


Evolucioni i bikinit

Kohë më parë, termi monokini është përdorur duke iu referuar banjos së plazhit topless; ndërsa bikini ka dy pjesë, monokini është ndërtuar vetëm nga një pjesë dhe pikërisht vetëm nga pjesa e mbathjeve. Termi monokini u përdor nga Rudi Gernreich.


Një tankini është një kostum plazhi i cili mbulon gjoksin në një pjesë më të madhe nga bikini. Një string bikini është një version alternativ i cili mbulon gjoksin më pak se bikini.


Pjesa e mbathjeve tek rrobat e banjos është zvogëluar vetëm në vitet '70 me daljen e tangave braziliane, tek të cilat pjesa e mbrapshme është aq e vogel sa mezi duket. Mania e zvogëlimit, filloi me pjesën e reccipetave për të përfunduar me pjesën e mbathjeve.
Webmaster
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 183
Points : 410
Join date : 04/09/2009
Age : 38
Location Peje

https://kalomire.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi