KaloMireforum.tk
Përshëndetje Vizitor!

Nata e Kadrit (rendsia dhe vlera e tij)

Shko poshtë

Nata e Kadrit (rendsia dhe vlera e tij)

Mesazh nga Webmaster prej Tue Sep 15, 2009 10:05 pm

Allahu thote:

1. Pasha librin sqarues (te se drejtes nga e kota)!

2. "Ne e zbritem ate ne një natë te bekuar (ne natën e Kadrit). Ne deshiruam t'u terheqim verejtjen, e njerezit te jene te gatshem."

3. Ne ate (natë) zgjidhet çdo ceshtje ne menyre te prere.

4. Urdher i percaktuar nga Vete Ne. S'ka dyshim se Ne derguam te Derguar dhe, nen....,

5. (E zbritem) Nga Meshira e Zotit tend; Ai është degjuesi, i dijshmi. [al-Duhan 44-6]

Sic është i shenjte muaji i Ramazanit, desha te vecoja me një pershkrim te shkurter dhe natën e Kadrit, e cila ka vleren me te madhe se çdo gje tjeter për një besimtare te devotshem.



Allahu dergoi Kur'anin ne kete natë te cilen Zoti e ka pershkruar si te bekuar. Ne natën e Kadrit zgjidhet çdo ceshtje ne menyre te prere, ne kete natë fati i te gjitha krijesave vendoset për vitin e ardhshem. Ne kete natë shkruhet se kush do te jetoje, kush do te vdes, kush do te shpetohet, kush do te mallkohet, kush do te percaktohet ne Xhennet, e kush do te percaktohet për ne Xhehenem, e kujt do ti dhurohet nderi, kush do te turperohet, ku do te paraqitet thatesia dhe uria, dhe çdo gje tjeter te cilen e deshiron Allahu ate vit.

Kuptimi i "Kadr" është nderim ose respektim, dmth. ajo është nata e cila nderohet për shkak te karakterisitkave te saja te vecante, dhe pasi qe personi i cili rrin zgjuar gjate kesaj natë ( duke bërë ibadet-adhurim Allahu) behet njeri i nderit. Dhe është thene se Kadr don te thote shtrengim, ne kuptimin se dituria kur është sakte kjo natë, është e fshehur. El-Haliil ibn Ahmed ka thene: është quajtur Lejlet ul-Kadr (Nata e Kadrit) pasiqe bota shtrengohet nga numri i madhe i melaikeve ne kete natë, dhe Kadr don te thote shtrengim. Allahu thote (perkthim i kuptimit).

Allahu e ka quajtur Lejlet ul-Kadr, për shkak te vleres se madhe te saj dhe statusit te larte me Allahun, dhe pasi qe aq shumë mekate falen dhe aq shumë te meta fshehen gjate kesaj natë. Pasi qe ajo është natë e faljeve. sic është percjellur ne el-Sahiihejn nga Ebu Hurejre (Allahu qofte i kenaqur me te) se i Derguari a.s. ka thene: "Kush e fale natën e Kadrit me besim dhe shpresim i falen mekatet qe i ka bërë me pare." ( el-Buhaari, 1910; Muslim, 760)

"Allahu dergoi Kur'anin ne një kohë prej el-Leuh el-Mahfuuz ne Bejt el-'Izzah ne qiellin e pare, dhe pastaj ju shpall te Derguarit te Allahut a.s. ne periudha sipas ngjarjeve gjate njezet e tre vjeteve." (Tefsiir Ibn Kathiir, 4/529)

Ne kete natë, melaiket dhe Shpirti (er-Ruuh), zbresin. dmth, shumë melaike leshohen poshte ne kete natë pasi qe është shumë e bekuar, dhe melaiket zbresin poshte kur bekimi dhe meshira e Allahut vijne poshte, posikur atehere kur recitohet Kur'ani, dhe ato i rrethojne qarqet e dhikrit (tubimet ku perkujtohet Allahu), dhe ato me respekt ndaj tij, i rrahin krahet e tyre për ate i cili sinqerisht kerkon dituri. (Shif Tefsiir Ibn Kathiir, 4/531). Shpirti (er-Ruuh) është Xhibrili (alejhi selam), i cili vecanerisht permendet ne kete menyre si shenje respekti ndaj tij.

Kjo natë pershkruhet si paqe, dmth., është e sigurte, pasi qe Shejtani nuk mund te ben asnje te keqe ose te shkakton dem ne kete natë. Ne kete natë, shumë njerez shpetohen prej denimit për shkak te veprave te tyre për te adhuruar Allahun, Qofte i Lartesuar.

Allahu i fale gabimet e meparme te atij i cili qendron zgjuar dhe falet gjate nates me besim dhe shprese për ta fituar shperblimin nga Ai. Transmetohet ne hadithin e Ebu Hurejres (Allahu qofte i kenaqur prej tij) se i Derguari a.s. ka thene: "Cilido qe agjeron muajin e Ramazanit nga besimi dhe shpresa për te fituar shperblim, te gjitha mekatet e tij te meparme do te falen, dhe cilido qe rrin zgjuar gjate Lejlet ul_Kadr (natën e Kadrit) nga besimi dhe shpresa për te fituar shperblim, te gjitha mekatet e tij te meparme falen." (Buhaari,Muslim). Shprehja "nga besimi dhe shpresa për te fituar shperblim" don te thote, besim ne premtimin e Allahut për kete veper, dhe kerkimi i shperblimit, pa asnje synim ose qellim tjeter, sic është kryerja e saj me qellim qe te te shofin te tjeret, etj." (Fet'h el-Beeri, 4/251)

Allahu ka shpallur një sure qe ka te beje me kete natë e cila do te perseritet deri ne ditën e Ringjalljes, ne te cilen Ai permend nderin dhe vleren e madhe te kesaj natë. Kjo është sureja ne te cilen Ai thote:

" Ne e zbritem ate (Kur'anin) ne natën e Kadrit. E c'te beri ty te dijsh se c'është nata e Kadrit? Nata e Kadrit është me e rendesishme se një mije muaj! Me lejen e Zotit te tyre (ate natë) te zbresin engjejt dhe shpirti (Xhibrili) për secilen ceshtje. Ajo (qe percakton Zoti) është paqe deri ne agim te mengjesit." (El-Kader: 1-5).

I Derguari a.s. e kerkonte kete natë, me shprese se do te perfiton te mira prej eksaj natë dhe ai është shembull për kete Ummet (popull).

Nata e Kadrit është ne dhjete ditet e fundit te Ramazanit, sic është permendur ne hadithin e Ebu Sa'iid dhe sic është permendur ne hadithin e 'Aa'ishes dhe ne hadithin e Ibn 'Umar i cili ka thene se i Derguari a.s. ka thene: "Kerkoni natën e Kadrit ne dhjete ditet e fundit te Ramazanit".

është me e mundshme te jete njera prej neteve tek, për shkak te hadithit te 'Aa'ishes e cila ka thene se i Derguari a.s. ka thene: "Kerkoni natën e Kadrit ne ditet tek nga dhjete ditet e fundit te Ramazanit." (el-Buhaari, 4/259).

Allahu ka fshehur kete natë ashtu qe roberit e tij do te perpiqen ta kekrojne, dhe do te perpiqen ne adhurimin e tyre, ashtu sikur ka fshehur edhe oren e xhum'ase. Keshtuqe besimtari duhet te perpiqet me kembengulesi gjate diteve dhe neteve te ketyre dhjete diteve, duke kerkuar natën e Kadrit, dhe duke percjellur shembullin e te Derguarit tone a.s., dhe ai duhet te perpiqet te ben du'a dhe te kerkon afrimin ndaj Allahut.

Transmetohet se 'Aa'isheja ka thene: "Une thash, O i Derguari i Allahut, çka mendon nese deshmoj-perjetoj natën e Kadrit, çka duhet te them?" Ai tha (i Derguari a.s.):

Thuaj: "All-llahumme inneke Afuw-wun Keriimun tuhibbul afwe fe'fuanni"

Perkthimi: "Allahu im, Ti je fales, Bujar dhe e do faljen, ndaj me fal mua." (Imaam et-Tirmidhi (3515) isnedi i tij është sahih (i sakte).

Nuk është thelbesore për ate i cili e "zene" natën e Kadrit te din se e ka "zene". Qellimi është te perpiqet shumë dhe te jete i sinqert ne adhurimin e tij, pa marre parasysh se a e din ai se a e ka "zene". është e mundur qe disa prej tyre te cilet nuk e din kete mund te jene me mirë me Allahun dhe ne pozite me te lartesuar sesa ata te cilet dinin se cila është kjo natë, pasi qe te paret (sahabet-populli i Muhammedit a.s.) u perpoqen shumë.
Ne lusim Allahun te pranoje agjerimin tone dhe namazin tone gjate nates., dhe te na ndihmon te perkujtojme Ate dhe te falenderojme Ate dhe te adhurojme Ate ashtu sic duhet. Allahu e bekofte Te Derguarin tone Muhammedin a.s.


ZEKATI I FITRIT

Zekat fitri është vaxhib (detyre) për çdo musliman, qofte i vogel apo i madhe, burre ose grua, i lirë ose rob. Poashtu është e caktuar edhe sasia e caktuar për çdo person një sa' (kater grushta) si dhe lloji nga ajo qe me teper ushqehen njerezit ne ate vend qofte gru, shiirija, hurma, ullinj apo tjeter.

Koha e dhenies se tij Zekati i Fitrit nxiret ditën e Bajramit para se te falet namazi i Bajramit, asdhtu qe koha me e mirë për dhenien fillon prej akshamit te nates se bajramit deri sa te falet namazi i Bajramit, mirepo duhet te jepet edhe para kesaj dite (një ose dy dite), transmeton Buhariu (rahimehullah) se sahabet (populli i te Derguarit a.s.-sahabet) e kane dhene edhe një dite ose dy dite para dhe kjo është ixhma nga ata.

Dhenia e Zekatit te Fitrit dinet e Bajramit para se te falet namazi i Bajramit, nese i kalon ajo kohë atehere obligohet ta jape ate si kompenzim. nga hadithi i ibn Abbasit: "Kush e jep ate para namazit ajo është sadaka e pranuar, dhe kush e jep ate pas namazit ajo është një sadaka prej sadakave" dhe ka bërë mekat me vonimin e dhenies nga koha e caktuar ngase ka vepruar ne kundershtim me urdherin e te Derguarit a s.

Muslimani e jep për vehte dhe për ata qe ai i furnizon nga grate dhe farefisin si pasoje e pergjithshmerise se fjales se te Derguarit a.s.: "jipne Fitrin për ata qe i mbani me pasuri"

Preferohet dhenia për femijen qe është ne bark për shkak se Othamni (Radijall-llahu anhu) ka vepruar ashtu.

Ibn Kajjimi, ka dhene një shembull për llojin e dhenies te cilit ushqim ipet;

" dhe keto ishin ushqimi me i shpeshte ne Medine, dhe vendet dhe krahinat ku ushqimi është tjeter, atyre u takon te japin një sa'a nga ai ushqim. Dhe nese ushqimi është nga grurerat sikur qumeshti, mishi dhe peshku; duhet te japin fitrat e tyre nga ushqimi qe kane ne ate vend cfaredo lloj qofte ai. Kjo është fjala e xhumhurit (shumica e dijetareve) dhe është e drejte qe nuk leviz dot. Pra lejohet edhe dhenia miell është pse hadithi nuk e cek ate, kurse sa i perket dhenies se ushqimit te gatshem ose bukes ajo edhe pse mundet me qene me e dobishme për te vobektit, nga shkaku i rendesise dhe ngase nuk qendron gjate kohë, munden dritherat te jene me te dobishme për ta ngase qendrojne me gjate"

Sa i perket dhenies se fitrave ne vleren e ushqimit, te jipet te holla ne vlere te asaj sasie.

SadakatulFitri duhet te arrije tek konsumuesi ne afatin e caktuar për dhenien e tij, ose tek i autorizuari i cili është caktuar për marje ne zevendesim te tij. Nese nuk gjen te autorizuar ne afatin e caktuar i obligohet dhenia e ndonje personi tjeter.

këtu gabojne disa njerez kur lejne Zekatin e fitrit tek persona te cilet nuk jane te autorizuar nga konsumuesi dhe duhet pasur kujdes.

Marrur nga: "Kitabul MelhasulFikhi"-1

Salih bin Fevzan Fevzani


_________________
avatar
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 183
Points : 410
Join date : 04/09/2009
Age : 33
Location Peje

http://kalomire.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi