KaloMireforum.tk
Përshëndetje Vizitor!

Join the forum, it's quick and easy

KaloMireforum.tk
Përshëndetje Vizitor!
KaloMireforum.tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dhjetë librat më të ndaluar në histori.

Shko poshtë

Dhjetë librat më të ndaluar në histori. Empty Dhjetë librat më të ndaluar në histori.

Mesazh nga Webmaster Tue Sep 15, 2009 9:55 pm

« Dhjetë librat më të ndaluar në histori. »

Librat e ndaluar

Ne listen e meposhtme jane vetem një pjese librash te ndaluar ne kohë e vende te ndryshme, por me se fundmi te gjithë ato kane arritur ta shohin driten e botimit. E kane rezultuar kryevepra, bastione idesh qe sot e kesaj dite sherbejne si pika referimi. Ben perjashtim ne kete liste libri i shkruar nga Hitleri "Beteja ime". Ai nuk lejohet me ne qarkullim ne Gjermani e Austri për shkak te ligjeve anti-naziste ne fuqi. Kjo liste synon te sjelle librat e ndaluar qe mbartin vlera te verteta e pikerisht për kete arsye ka ndodhur dhe konfiskimi e djegia e tyre dhe jo librat e ndaluar për arsye te permbajtjes qe mund te thyeje rregullat e botimit apo te kete permbajtje te demshme e jo dobishme për shoqerine.
Index Librorum Prohibitorum
Ne Evropen mesjetare, Kisha Romake Katolike krijoi një program qe quhej "Index Librorum Prohibitorum". "Indeksi i librave te ndaluar" zgjati deri ne vitin 1966 dhe kishte për detyre te trajtonte botimet disidente. Nder vite te tera shumë libra jane djegur ose jane ndaluar sie ka ndodhur dhe me librin e Leon Tolstoi qe bazohej ne shkrimet e shenjta, "Mbreteria e zotit është ne ty".

Asgje e re nga fronti i perendimit(Im Westen nichts Neues)
Autori: Erich Maria Remark
U botua ne janar, 1929

U ndalua fillimisht te botohej gjate sundimit te nazisteve ne Gjermani për arsye se demoralizonte dhe fyente ushtrine. Ne vitin 1938 Remarkut iu hoq nenshtetesia gjermane.
Ferma e kafsheve
(Animal Farm)
Autori: Xhorxh Oruell
U botua ne gusht, 1945

Botimi i ketij libri ne Britanine e madhe u shty për shkak te temes anti-staliniste. Ne Gjermani u konfiskua nga trupat aleate ndersa ne Malajzi nuk u lejua për arsye fetare.
Doktor Zhivago
Autori: Boris Pasternak
U botua ne vitin 1957

"Doktor Zhivago" u botua ne Itali, pasi ne Bashkimin Sovjetik ka qene i ndaluar deri ne vitin 1988 për shkak te kritikes qe ai permbante ndaj partise Bolshevike.
për ke bien kambanat
(For whom the bell tolls)
Autori: Ernest Heminguei
U botua ne vitin 1940

Kyr roman u ndalua ne Spanje gjate regjimit te Frankos për pikemapjet pro-republikane.
një mije e një net
Permbledhje

është ndaluar me pare ne shumë vende myslimane
Mbreteria e zotit është tek ti
"The kingdom of god is within you"
Autori: Leon Tolstoi
Botuar ne vitin 1984

Ky liber i Tolstoi është ndaluar ne Rusine cariste për shkak te permbatjes anarkiste. për kete arsye ai është botuar për here te pare ne Gejrmani ne vitin 1984.
Beteja ime
(Mein Kampf)
Autori: Hitleri
Volumi i pare u botua ne vitin 1925, ndersa volumi i dyte ne vitin 1926

Mbajtja dhe shitja e ketij libri është ilegale ne Gjermani dhe Austri për shkak te ligjeve anti-naziste.
Te drejtat e njeriut
(Rights of man)
Autori: Thomas Paine
U botua ne vitin 1791

Ky traktat i te drejtave te njeriut u ndalua ne Britanine e Madhe pasi konsiderohej se mbronte revolucionin francez. është ndaluar gjithashtu edhe ne Rusi.
Vargjet satanike
(The Satanic verses)
Autori: Salman Rushdie
U botua fillimisht ne Angli ne vitin 1988

Libri është ndaluar ne Indi dhe ne vendet myslimane pasi u konsiderua blasfemik. Librarite nuk pranonin ta shisnin ate nga frika.
Uliksi
(Ulysses)
Autori: Xheims Xhois
U botua i plote ne vitin 1922

Libri u ndalua deri ne vitin 1930 ne Britaninen e Madhe dhe ne SHBA për shkak te permbajtes se "turpshme".
_________________
Webmaster
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 183
Points : 410
Join date : 04/09/2009
Age : 38
Location Peje

https://kalomire.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi