KaloMireforum.tk
Përshëndetje Vizitor!

Kurti: EULEX nuk e ndihmon Kosovën!

Shko poshtë

Kurti: EULEX nuk e ndihmon Kosovën!

Mesazh nga Mira prej Tue Sep 15, 2009 1:32 pm


Para pak çasteve përfundoj protesta e Lëvizjes Vetëvendosje dhe 22 OJQ-ve të tjera. Para se të shpërndaheshin masës ju drejtuan Dritan Tali, deputet i pavarur në Kuvendin e Kosovës dhe Albin Kurti, Lider i lëvizjes “Vetvëvendosje”.

Sipas Talit, sikur institucionet e Kosovës të funksiononin me përgjithësi, qytatarët e vendit nuk do të kishin arsye për të protestuar.

“Por, ia që për Kuvendin e Kosovës me interesant është për të debatuar për bordin e ART-së sesa për protokoll”, tha ai.

Menjëherë pas tij, të pranishmeve ju drejtua Albin Kurti.

Sipas tij, ashtu si Kosova që e ka ndërruar emrin në Republikë e Kosovës, ashtu edhe UNMIK-u e ka shndërruar emrin në EULEX. “Faktikisht Kosova është sovrane vetëm në Ambasadat jashtë vendit por jo edhe brenda tij”.
“Më të mira kanë ardhur disa deklarata për njohjen nga disa shtete sesa që është deklarata jonë e pavarësisë”, tha Kurti.

Ai Kosovën e ilustroi me shembullin e një “qypi” sipas të cilit Serbia dhe gjashtëpikëshi po e gërryen nga jashtë, kurse Qeveria dhe EULEX-i po e gërryen nga brenda.


EULEX-i nuk e sheh vendin tonë dhe qytetarët tonë si njerëz që kanë të drejta të plota por si vend që duhet disiplinuar”, tha ai.

Kurti duke marrë shembull presidentin Sejdiu, tha se para nënshkrimit të protokollit ata bënin “naze” se nuk do ta pranonin, ndërkaq në zëdhënës të Qeverisë u bë edhe Jakup Krasniqi, ndërkaq Haradinaj nuk bënte asgjë.

“Këta dy të fundit po shkojnë rrugës së tyre urtë e butë sepse kjo është mënyra për të t’u ngjitur edhe më lart”.

Ai fjalimin e tij e përfundoj duke ju drejtuar të rinjve të Kosovë me fjalët:

“Populli dhe rinia e jonë më shumë kanë nevojë të mos pengohen sesa të ndihmohen”, tha në fund Kurti.

Protesta ka përfunduar e qetë dhe pa ndonjë incident rreth orës 14:15.


Ora: 13:30

(Updated) Marshi i protestuesve kanë mbërritur para ndërtesës së Qeverisë së vendit, duke brohoritur, “EULEX-UNMIK merre Hashimin edhe ik”.

Fjalën e para e mori mori Igballe Rugova nga Rrjeti i Grave të Kosovës që sipas saj me protokollin cenohet sovraniteti i Kosovës dhe për këto veprime liderët e vendit heshtin.

“Ata heshtin, reagojnë ose miratojnë”, tha ajo para pjesëmarrësve numri i të cilëve është rritur për qindra.

Në të njëjtin vend fjalën e mori edhe Agim Zogiani nga Organizata Joqeveritare “Çohu” duke brohoritur se “liderët po na rrejnë”.

Sipas tij, para një viti liderët kosovarë thanë se gjashtëpikëshi ka vdekur por protokollet janë rezultat i saj.

“Na flasin për integrim në BE! Po në të kundërtën Kosova po izolohet”, tha ai.

Përndryshe, ndërtesa e Kuvendit dhe e Qeverisë është e rrethuar me një numër të madh të Policëve të Kosovës.

Protestuesit aktualisht janë duke marshuar në Sheshin Nëna Terëze, kurse para ndërtesës së EULEX-it, protestuesve pritet t’i drejtohet me një fjalim lideri i Vetvendosje, Albin Kurti.


Ora: 12:28

(Updated) Sapo janë nisur protestuesit e 22 OJQ-ve të Prishtinës, përderisa nuk ka ndonjë rritje të madhe të numrit të tyre.

Protestuesit pasi janë bërë gati për të marshuar nga BKUK, atyre ju ka drejtuar Visar Ymeri, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas tij, prej sot nga nënshkrimi i këtij Protokolli EULEX-Serbi, Policia e Kosovës do t’i shërbej edhe Policisë së Serbisë “i cili protokoll ia cenon Kosovës sovranitetit dhe trash lidhjen me Serbinë”.

Ai tha së fillimi i bashkëpunimit me EULEX-in nënkupton fillim të bashkëpunimit me Serbinë.

“E ne nuk e duam këtë!”, tha ai.

Ndërkaq, një tjetër parullë që ka renë në sy është edhe ajo, “Bac u KRYmb”.


Ora 11:50

Edhe pse ka mbetur edhe pak minuta deri në fillimin e protestës së paralajmëruar nga 22 OJQ me në krye Lëvizjen Vetëvendosje, para BKUK në Prishtinë nuk vërehet ndonjë interesim i madh i qytetarëve për të marrë pjesë në këtë demonstratë.

Kjo protestë e cila mbahet për të kundërshtuar protokollet EULEX-Serbi është planifikuar të nis në orën 12:00.

Ndërkohë, ka një interesim të medieve vendore dhe të huaja për demonstratën.

Në njërën nga pankartat që bie në sy në këtë protestë e cila do të filloj pas pak, shkruan: “T’shitunit po na shesin”.

Ndërkohë, pjesëmarrësit mbajnë vetëm flamurin kombëtarë në duar dhe jo flamurin e Kosovës.

Protesta nis nga BKUK për të përfunduar para selisë se EULEX duke formuar shkronjën “S”, e cila simbolizon fjalën sovranitet.
avatar
Mira
Vip
Vip

Numri i postimeve : 406
Points : 677
Join date : 11/09/2009
Age : 29

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi