KaloMireforum.tk
Përshëndetje Vizitor!

Join the forum, it's quick and easy

KaloMireforum.tk
Përshëndetje Vizitor!
KaloMireforum.tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Javët e para të shtatëzanisë

Shko poshtë

Javët e para të shtatëzanisë Empty Javët e para të shtatëzanisë

Mesazh nga Mira Mon Sep 14, 2009 2:31 pm

Javët e para të shtatëzanisë Nzeom1
Ajo që është më e rëndësishme në muajt e parë të shtatëzanisë, është gjendja shpirtërore e nënës. Gëzimi që ajo shpreh që në momentin e parë që kupton se është shtatëzënë, ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në zhvillimin e embrionit.

Mjekët shprehen se që në javët e para, embrioni është në gjendje të ndiej ngrohtësinë dhe ledhatimet e nënës, apo pse jo edhe fjalët e babait.

Një tjetër faktor i rëndësishëm në zhvillimin normal të embrionit dhe në shëndetin e nënës, është edhe veshja që gruaja shtatëzënë përdor. Pikë së pari, ajo duhet të mënjanojë idetë se gjatë kësaj periudhe do të shtoj në peshë apo do të duket më e shëmtuar. Ajo duhet të dijë se po përgatitet të sjellë në botë një fëmijë që për të do të jetë më i bukuri i mundshëm.

Lidhur me veshjen, zakonisht, gratë shtatëzëna nisin të duken pas muajit të katërt. Deri në këtë periudhë, nga jashtë nuk duket të ketë ndonjë ndryshim. Ajo që gruaja shtatëzënë duhet të ketë kujdes me veshjen, ka të bëjë me kujdesin që duhet të tregojë kryesisht me pjesën e belit. Veshja e pantallonave apo fundeve të ngushta në bel, shton përzierje të barkut dhe të vjellat. Për këtë arsye, veshjet duhet të jenë të bollshme dhe të rehatshme.

Mënjanimi i këpucëve me takë të lartë gjatë shtatëzanisë, është një kusht i domosdoshëm. Këpucët me takë të lartë, shpërndajnë peshën e trupit në mënyrë të çrregullt, gjë kjo që ndikon edhe në ekuilibrin e gruas. Me rritjen e barkut, pjesa më e ngushtë e belit futet brenda, vithet dalin jashtë dhe shpatullat tërhiqen mbrapa. Kështu që këpucët e sheshta, janë një domosdoshmëri gjatë kësaj periudhe.

Lidhur me mënyrën e ushqimit, gratë shtatëzana duhet të tregohen shumë të kujdesshme. Përdorimi i vitaminave dhe i hekurit apo i ushqimeve që përmbajnë këta, ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në mirëmbajtjen e lëkurës, syve, thonjve dhe flokëve. Kandidateve për nënë, ju këshillohet që të konslutohen me mjekun të paktën një herë në muaj.
Mira
Mira
Vip
Vip

Numri i postimeve : 406
Points : 677
Join date : 11/09/2009
Age : 35

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi