KaloMireforum.tk
Përshëndetje Vizitor!

Join the forum, it's quick and easy

KaloMireforum.tk
Përshëndetje Vizitor!
KaloMireforum.tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bukuri thonjësh

Shko poshtë

Bukuri thonjësh Empty Bukuri thonjësh

Mesazh nga Mira Mon Sep 14, 2009 11:12 am

Bukuri thonjësh 2s0ialy
Një miniguidë për të zgjedhur si duhet ngjyrën e manikyrit që i bën më të bukura duart dhe këmbët. Nëse thonjtë janë të kuruar me pamje të shndritshme dhe të shëndetshme, sigurisht që përbëjnë një pikë force dhe bukurie në trupi1n e një gruaje. Produktet e sotme mund t’ju vijnë në ndihmë për zgjidhur problemet e vogla të thonjve, sidomos të atyre të brishtëve që tentojnë të thuhen.

Në manikyr gjendjen substanca që forcojnë strukturën delikate të thonjve, si aminoacide vegjetale apo hidrolizues vegjetalë. Prandaj thonjtë, përveçse duken të bukur estetikisht, duke

Bukuri thonjësh 10montk
Cila është ngjyra e duhur e manikyrit për duart dhe këmbët e thua, gjithmonë duke u nisur nga forma?

Manikyr i kuq i ndezur: kjo ngjyrë këshillohet për gishta të shkurtër. Të lyer me këtë ngjyrë duken më të gjatë, sidomos nëse mëson edhe të bëni disa truke siç është shtyrja e kutikulave drejt bazës së thoit dhe këta të fundit të mos priten shumë shkurt.

Bukuri thonjësh Zso58g
Manikyr rozë dhe perlë: i rekomanduar për gishtat e gjatë, këto ngjyra i japin një dimension tjetër formës së thonjve. Nxjerr në pah gjatësinë, që nuk duhet të jetë shumë e tepruar. Para se të vendosësh shtresën e manikyrit, duke qenë se ngjyrat e çelura i nxjerrin më në pah papërsosmëritë, vendos fillimisht mbi thonj një manikyr mbrojtës transparent.

Manikyr i purpurt dhe vishnje: janë tonet e përshtatshme për gishtat e shkurtër të këmbëve. Në këtë rast këto ngjyra aplikohen mbi thonj paksa të gjatë, sepse ngjyrat e ndezura i nxjerrin edhe më pah.

Manikyr violë: nëse ke një këmbë të gjerë, bëje që të duket më e zgjatur duke i limuar thonjtë në mënyrë ovale paksa të zgjatur dhe duke aplikuar manikyrin në ngjyrë violë në pjesën qendrore të thoit.

Edhe ngjyra natyrale e lëkurës është shumë e rëndësishme në zgjedhjen e tonalitetit të duhur të manikyrit. Specialistët e kësaj fushe, para se të aplikojnë manikyrin, i referohen ngjyrës së lëkurës në pjesën e brendshme të pulsit.

Nëse lëkura në këtë zonë anon nga e kaltra, zgjedhja duhet të mbështetet në tonet e ftohta, ndërsa tek ngjyrat e ullinjta të lëkurës shkojnë më shumë tonet më të forta. Lëkura e bronzuar kombinohet me ngjyra solare si portokalli, e kuqe dhe reflekse sedefi. Ki parasysh që portokallia tenton të lërë një aureolë jo të këndshme në pamje të parë, prandaj më parë apliko manikyrin transparent mbi thonj.

Ke thonj të njollosur nga duhani apo nga aplikimet e herëpashershme të manikyrit? Një truk shtëpiak të vjen menjëherë në ndihmë. Futi gishtat në lëng limoni për dhjetë minuta. Ose vendosi në tretësirë kripe të trashë. Kjo metodë është e përdorshme edhe në shfryrjen e duarve.

Kujto që herë pas here t’i lësh thonjtë të marrin frymë, edhe pse manikyri krijon një barrierë mbrojtëse nga agjentët e jashtëm. Gjatë kësaj periudhe ushqeji thonj me vaj ulliri.
Mira
Mira
Vip
Vip

Numri i postimeve : 406
Points : 677
Join date : 11/09/2009
Age : 35

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi