KaloMireforum.tk
Përshëndetje Vizitor!

Tabletat nuk janë zgjidhje për gjithçka

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Tabletat nuk janë zgjidhje për gjithçka

Mesazh nga Webmaster prej Mon Sep 14, 2009 4:35 am



Nëse dëshironi të zvogëloni rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe diabeti, është më mirë të zgjidhni ushqim të pasur me antioksidues, se sa produkte të ndryshme parafarmaceutike, të cilat i përmbajnë këto substancat e dobishme.

Shkencëtarët kanë analizuar 5 200 persona të moshës së mesme, dhe kanë zbuluar se konsumimi i antioksiduesve me anë të suplementëve nuk ka ndikim në rrezikun për zhvillimin e sindromës metabolike.

Në anën tjetër, personat të cilët janë futur në studim me një nivel relativisht të lartë të antioksiduesve të caktuar në gjak (të marra me anë të ushqimit), veçanërisht vitaminës C, dhe beta-karotenit, kanë pasur një rrezik më të vogël të zhvillimit të sindromës metabolike në krahasim me personat me nivel më të ulët të antioksiduesve.

Rezultatet tregojnë se edhe pse tabletat me përbërës antioksidues nuk kanë një ndikim të madh në uljen e rrezikut të sindromës metabolike, ushqimi i pasur me antioksidues sigurisht se ka ndikim.
avatar
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 183
Points : 410
Join date : 04/09/2009
Age : 32
Location Peje

http://kalomire.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi